Pasqyrat
Pasqyrat janë shembull i reflektimit të rregullt të rrezeve të dritës. Pasqyrat ndahen në të rrafshëta dhe sferike.
Pasqyrat e rrafshëta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pasqyrë e rrafshët quhet çdo sipërfaqe e lëmuar nga e cila mund të reflektohen rrezet e dritës.
Nëse para pasqyrës PP gjendet burimi pikëlor i dritës nga i cili dalin rrezet në të gjitha anët, të gjitha do të reflektohen sipas ligjit të reflektimit ku këndi i rënies është i barabartë me këndin e reflektimit.
Të mendojmë burimin e dritës {c} para pasqyrës së rrafshët. Nga të gjitha rrezet e burimit {c} nëpër bebëz të syrit të vrojtuesit do të hyjë vetëm nje pjesë e tufës së reflektuar nga pasqyra. Kjo pjesë e tufës në fig. 1.2a është treguar me hijezim. Duke vërejtur, fitohet përshtypja se rrezet e dritës vijnë, jo nga pika {c}, por nga pika {c’}, të cilën e fitojmë duke zgjatur prapa pasqyrës rrezet që hyjnë në bebëz. Pra krijojmë përshtypje se burimi i dritës gjendet në piken {c’}. Në {c’} gjendet shëmbëllimi i burimit {c}, i cili është shëmbëllim virtual. E quajmë shëmbëllim virtual, sepse rrezet e dritës, në të vërtetë, nuk burojnë nga kjo pike. Trekëndëshat ΔCAB dhe ΔC’AB janë kongruence. Për këtë arsye shëmbëllimi virtual C’ është njëlloj i larguar nga pasqyra sa është i larguar burimi real C.Ky përfundim që vjen për një pikë {C} para pasqyrës së rrafshët vjen edhe për të gjitha pikat e ndonjë trupi.Kështu është treguar pasqyrimi i trekëndëshave ΔABC dhe shëmbëllimi i tij virtual me ΔA’B’C’.
Tufa e rrezeve të dritës që del nga një pikë quhet tufë stigmatike e rrezeve.
Te pasqyra e rrafshët tufa stigmatike e rrezeve, pas reflektimit, mbetet stigmatike, pra edhe burimi virtual del nga një pike.
Për këtë arsye shëmbëllimet nga pasqyrat e rrafshëta janë të mprehta, të pastra.
Pasqyrat sferike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me pasqyrë sferike nënkuptojme ato pasqyre te të cilat sipërfaqja paraqet një pjesë të sferës. Pasqyrat sferike munden me qenë konkave dhe konvekse. Ne qofte se reflektimi i drites behet ne anen e jashtme te pasqyres, atehere ato jane pasqyre konvekse, kurse te pasqyrat konkave reflektimi behet ne pjesen e brendshme te pasqyres.
Madhësite të cilat janë karakteristikë per pasqyre janë: Kulmi i pasqyres,boshti optik i pasqyres qe paraqet drejtezen qe kalon neper qendren e lakueshmerise dhe kulmit te pasqyres,rrezja e lakueshmerise,vatra ose fokusi.
Te pasqyrat sferike dallojmë disa rreze karakteristike të cilat janë:
- 1.Rrezja paralele-rrezet bien ne pasqyre paralel me boshtin optik kryesor dhe pas reflektimit kalon neper vater apo fokus
- 2.Rrezja fokale-rrezet bien ne pasqyre duke kaluar neper fokus dhe pas reflektimit perhapet paralel me boshtin optik kryesor
- 3.Rrezja qendrore-rrezet bien ne pasqyre duke kaluar neper qendren e lakueshmerise dhe pas reflektimit kthehen ne te njejten rruge neper te cilen ka rene ne pasqyre
- 4.Rrezja kulmore-rrezet bien ne kulm te pasqyres duke formuar nje kend ndaj boshtit kryesor dhe pas reflektimit formon kend te njejte me boshtin optik kryesor [1]
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Fizika 2, Skender Skenderi, Rashit Maliqi