Jump to content

Passenger

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Michael David Rosenberg (i lindur më 17 maj 1984) më mirë i njohur me nofkën e tij skenike si Passenger është një folk-rok këngëtar-kompozitor anglez. Dikur vokalisti kryesor dhe kompozitori i grupit Passenger,Rosenberg-u vendosi të mbajë emrin e grupit për punën e tij solo pas shpërbërjes së grupit në vitin 2009. Kënga e tij më e suksesshme solo "Let Her Go" ka kryesuar majat e top-listave muzikore në shumë vende të botës.

Rosenberg lindi më 17 maj të vitit 1984[1] në Brighton & Hove të Sussex-it lindor në Angli nga nëna Angleze dhe babai amerikan Gerard Rosenberg, i cili ishte me origjinë nga Vineland, New Jersey.[2][3] Rosenberg kreu mësimet për kitarë klasike në moshë të re dhe rreth moshës 14-15 vjeçare filloi të shkruante tekste këngësh. Ai nuk u kushtoi rëndësi mësimeve në shkollë në Brighton duke e shpenzuar kohën e tij në muzikë.Passenger e la shkollën në moshën 16 vjeçare për të kërkuar një karrierë në industrinë e muzikës dhe njëkohësisht bënte punë të çfarëdoshme, kështu vazhdoi për disa vite me radhë.[4] Rosenberg akoma jeton në Brighton.[5]

Karriera muzikore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2003–09: Themelimi i grupit "Passenger"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rosenberg bëri performancën e tij të parë në moshën 16 vjeçare. Ai themeloi grupin Passenger me Andrew Phillips në maj të vitit 2003 në Brighton & Hove. Albumi debutues dhe i vetëm i grupit Wicked Man's Rest u realizua në qershor të vitit 2007 në Chalkmark, album i cili përmbanë dhjetë këngë. Rosenberg-u shkroi pjesën më të madhe të këngëve të albumit me përjashtim të "Four Horses", e cila u shkrua nga Phillips. Anëtarët e tjerë të grupit ishin Marcus O'Dair, Alon Cohen dhe Richard Brincklow.[6]

2009–10: Karriera solo dhe albumi "Wide Eyes Blind Love"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shpërbërjes së grupit Rosenberg-u shijoi jetën e ushëtimit dhe të këndimit nëpër rrugë për të krijuar karrierën e tij si solo këngëtar. Ai së pari shkoi në Australi ku e përkrahi Lior dhe Sydneysiders Elana Stone and Brian Campeau. Dhe pastaj këndoi në One Movement një festival të njohur në Perth. Kjo i dha atij një vazhdim të mirë në Australi ku po shiste mbi 500 vende rreth e rreth saj.Posa u kthye ne Sidnej, ai u takua me një fqinjë të tij i cili papritmas doli të ishte një fitues çmimi ARIA si këngëtar dhe tekstshkrues, që quhej Josh Pyke dhe idea e menjëhershme se si do të bëhet Flight Of The Crow u krijua në mendjen e tij! Albumi i tij debutues si solo këngëtar i titulluar Wide Eyes Blind Love u realizua në vitin 2009.[7][8]

2010–11: Albumi: "Flight of the Crow"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Albumi i radhës Flight of the Crow u inçizua në Australi dhe e gjeti atë të shoqëruar në studio nga talentë të ndryshëm Australian të muzikës duke përfshirë këtu Lior, Kate Miller-Heidke, Boy & Bear, Josh Pyke dhe Katie Noonan.

2011–13: "All The Little Lights"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në albumin e tij të radhës të inçizuar në Linear Recording të Sidejit, Roesenberg-u u bashkua edhe njëher me një grup Australian Boy&Bear, të cilin e përbënin bateristi Tim Hart dhe xhaz basisti Cameron Undy prej Katie Noonan & The Captains.[9] Gjatë verës dhe vjeshtës të vitit 2012, Rosenberg udhëtoi rreth Mbretërisë së Bashkuar së bashku me Jools Holland dhe Ed Sheeran, të cilin e kishte njohur që prej kohes kur Sheeran ishte rreth 15 vjeç kur ata ishin në Cambridge dhe u bënë shumë shokë të mirë.[5] Ai gjithashtu u bashkua me John Butler Trio dhe Josh Pyke në një turne të bashktitulluar në Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu ishte i hapur për turneun e Ed Sheeran në Amerikën Veriore në vitin 2012 [10] dhe në Paris. All The Little Lights u realizua në verën e vitit 2012 në Nettwerk Records të Amerikës Veriore.[11] Ai poashtu iu bashkua Ed Sheeran në katër nga pesë datat e rezervuara në Irlandë në janar të vitit 2013 dhe në Australi dhe New Zealand në fillimin e vitit 2013,[12] . Rosenberg performoi "All the Little Lights" në koncertin "Children in Need Rocks concert" në Hammersmith Apollo të Londrës, i cili u transmetua në BBC One me 14 nëntor.[13]

2014:Albumi: "Whispers"

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 26 Mars 2014 Passenger shpalli detajet për albumin e tij të pestë. Ai do të realizoj albumin Whispers me 9 qershor të vitit 2014. Gjatë intervistës për Digital Spy rreth albumit të ri ai tha: "Ky është thjeshtë albumi më i gjerë që kam bërë ndonjëherë, është komplet kinematografik. Ka shumë histori dhe ide të mëdha. Ka gjithashtu disa momente të zymta të vetmisë dhe vdekjes, por hej, ai nuk do të ishte album i Passenger pa ato." Ai publikoi këngën "Hearts on Fire" si kryesorja prej albumit që do të publikohet me 14 prill 2014.[14]

Çmimet dhe nominimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Albumet
  1. ^ Passenger, a.k.a. Mike Rosenberg, grateful for Ed Sheeran’s support Toronto Star
  2. ^ "Brits Are Here - Philly.com". Arkivuar nga origjinali më 4 mars 2016. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Passenger’s Mike Rosenberg tackles dark subjects with a light touch Arkivuar 16 dhjetor 2013 tek Wayback Machine. The Washington Post.
  4. ^ "Michael Rosenberg, his early life". Arkivuar nga origjinali më 22 qershor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Passenger, a.k.a. Mike Rosenberg, grateful for Ed Sheeran’s support". The Star. Retrieved 28 December 2013
  6. ^ "Passenger, a.k.a. Mike Rosenberg, about his band history". Arkivuar nga origjinali më 16 gusht 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Mike Rosenberg, solo career". Arkivuar nga origjinali më 14 dhjetor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Passenger All Music Guide Biography". Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Passenger - About". Facebook. Marrë më 2013-04-05. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Vancouver Weekly: Interview by Maria Perez with Passenger (Mike Roesenberg)". Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2013. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "All The Little Lights North America Release Date". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ "Ed Sheeran - UK (Belfast) and Ireland (Dublin) Tour Diary". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Line up". Children in Need Rocks. BBC. Marrë më 9 nëntor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Passenger announces new album Whispers - Music News - Arkivuar 28 prill 2014 tek Wayback Machine Digital Spy
  15. ^ announced "12th Annual Independent Music Awards Winners Announced!" Independent Music Awards, 11 June 2013. Retrieved on 4 Sept. 2013.
  16. ^ "| גלגלצ |". Arkivuar nga origjinali më 19 nëntor 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Passenger" Arkivuar 29 nëntor 2014 tek Wayback Machine. BRITs Profile.

--MirjetaArifaj (diskutimet) 9 qershor 2014 21:46 (CEST)