Jump to content

Pasta akulli me krem qumështi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Përgatitja. Grimconi çokollatën. Rrihni të bardhat e vezëve derisa të formohet një masë që qëndron në pirun dhe rrihni edhe kremin e qumështit që duhet të jetë shumë i ftohtë. Rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të fryhet dhe ua bashkoni në fillim të bardhat marengë dhe pastaj krem qumështin. Përzjejini të gjitha me shumë delikatesë. Visheni formën nga brenda me një letër transparente, vendosni në fund një shtresë çokollate të grimcuar, mbulojeni me një shtresë kremi dhe vazhdoni kështu deri në mbarimin e përbërsve. Mbajeni në frigorifer për një natë, përmbytni format dhe servirini.