Jump to content

Pasta derri kanadeze

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Pasta derri kanadeze ose petulla të mbushura me mish derri.

Për 4 persona duhen :

- 750 g mish të grirë derri,

- 500 g miell,

- 175 g qepë,

- 125 g yndyrë bimore,

- 0,5 l qumësht,

- kripë, kokrra piperi.

Pergatitja :

Qëroni qepët dhe prejini me nje thikë. Në një tas përzieni mishin, qepët, kripën e piperin me njëra tjetrën. Hidheni miellin në një tas tjetër, shtojini ca kripë dhe më pas hidhini qumështin dhe përzieni. Shtojini dhe yndyrën bimore në të. Përzieni mirë për tre minuta derisa të bëhet brumë i mirë. Më pas do bëni katër peta si pite me një trashësi 4-5 mm. Petat duhet të jenë me një diametër 20 cm. Dhe pasi ti keni dhënë formën e rrumbullakët, do hidhni pjesën e përzierë të mishit në qendër të petave duke lënë hapësirë anash. Paloseni më dysh petën pasi ta keni qullosur me ujë pjesën anash në mënyrë që faqet e petës të ngjiten mirë. Shtypeni me gishtin tregues gjithë pjesën ku është e bashkuar që të mbyllet mirë. Nëse keni ndonjë rreth formëdhënës, mund ta kaloni mbi pjesën e ngjitur për ti dhënë një formë të bukur pjesës së ngjitur të petës. Me majën e thikës bëni dy - tre shpime sipër petës. Vendosini petat në një tavë të vajisur lehtë dhe me miell sipër që të mos ngjiten petat gjatë pjekjes dhe vëreni tavën në furrë për 60 minuta në një nxehtësi 180 °C. Lini një hapësirë të mjaftueshme midis çdo pete. Nxirrini nga furra kur të jenë bërë me ngjyrë floriri, dhe servirini të ngrohta.