Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha : (1912-1914)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha (1912-1914).JPG

Pavarësia shqiptare dhe diplomacia e fuqive të mëdha : (1912-1914) me Autor Arben Puto. Botuar nga "Toena". Tiranë, 2012. Faqet e librit 584.

Vëllimi që po i jepet sot në dorë lexuesit është fryt i një pune shumëvjeçare. Objekti kryesor i shqyrtimit është aspekti diplomatik i çështjes shqiptare në evolucionin e vet në etapën “klasike” të imperializmit, në fund të shekullit XIX – fillim i shekullit XX.

Shtyrja kryesore për t’u angazhuarnë këtë fushë ka ardhur nga bindja se përpunimi i historisë diplomatike ka një rëndësi të veçantë në rastin tonë. Historia diplomatike e nxjerr Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në dimension të ri, e vendos atë në kontekstin ballkanik e bile evropian, në një plan më të gjerë.

Për këtë ajo ka ushtruar kurdoherë një forcë tërheqëse të veçantë. Libri ka një bazë të gjerë burimesh. Janë konsultuar gjatë viteve arkivat e Fuqive të Mëdha: Romës, Parisit, Vjenës dhe Londrës. Një ndihmë të madhe ka dhënë Universiteti i Tiranës. U ndala posaçërisht periudhës së Pavarësisë (1912-1914) jo rastësisht.

Kjo është pa dyshim një periudhë kthese në historinë tonë kombëtare, por edhe e vetmja periudhë që i hapet trajtimit sintezë të çështjes shqiptare me të gjitha problemet që ka shtruar tani dhe më parë.


Do të ishte mosmirënjohje të mohohej roli i dorës së parë i Austrisë në çështjen e krijimit të një shteti shqiptar, por mirënjohja nuk duhet të kthehet në skllavëri. (Ismail Qemali, DDF, Bisedë me delegatin francez në KNK, dt. 4.11.1913)

Vendi ynë mund dhe do të kuvernohet për njëfarë dhimokratie, prej pleqet, sikundër kanë qënë prindërit tanë qëmotit, dhe sikundër janë edhe sot malësitë e Shqipërisë, që janë thuajse të dlira e më vete. (Sami Frashëri ,“Shqipëria ç’ka qenë, ç‘është e ç’do të bëhet”)