Jump to content

Pellgu i Vjosës, pasuritë natyrore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pellgu i Vjosës, pasuritë natyrore Autori: Nasip Meçaj. Botuesi: Toena. Faqet e librit 320.

Objekti i studimit është fokusuar tek njohja dhe studimi kompleks i pellgut të Vjosës, duke evidentuar faktorët relievformues, gjeomorfologjinë, evolucionin paleogjeografik, streset ambjentale e parë në lidhje të ngushtë me punën e njeriut dhe rëndësinë e aktivitetit të tij ekonomik, shfrytëzimin e burimeve ujore (për hidroenergjinë, sportet, turizmin dhe furnizimin me ujë të pijshëm të qëndrave të banuara dhe ujitje). Sistemi i informacionit Gjeografik (GIS/Remote Sensing) ka qënë metoda kryesore për kërkimet gjeomorfologjike, përdorimi i së cilës ka ndihmuar në analizat për morfometrinë e pellgut dhe nënpellgjeve të Vjosës (të gjithë parametrat janë përpunuar dhe nxjerrë nga kompiuteri). Në kapitullin e fundit janë analizuar në mënyrë të hollësishme pasuritë natyrore, peizazhi dhe ekologjia e luginës, turizmi lumor, ndikimi i njeriut, proçeset modeluese të shpatit, ruajtja dhe vlerësimi i tyre. Studimi shoqërohet, gjithashtu, me ilustrime të shumta, veçanërisht me harta të llojeve të ndryshme morfostrukturoro-litologjike, hipsometrike, fotografi, profile tabela, grafikë, skica etj., por sidomos hartat më të rëndësishme janë ajo gjeomorfologjike dhe e terreneve të degraduara, harta e potencialit të dherave dhe erozionit të tokave. Në fund është treguesi shqip dhe latinisht i emrave të bimëve spontale, bimët mjeksore, kafshët e egra, shpendët, zvarranikët, amfibët insektet, fjarothi shqip-anglisht dhe një përmbledhje në anglisht.