Jump to content

Nasip Meçaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nasip Meçaj, është Prof. Dr. dhe punonjës shkencor në Qëndrën e Studimeve Gjeografike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Në periudhën 1990-91 kreu studimet pasuniversitare në Bari (Itali), në fushën e Gjeomorfologjisë Fluviale (pellgjet dhe luginat lumore), gjithashtu ka kryer kurse për trajnimin dhe menaxhimion e bregdetit, organizuar nga UNESCO, në Venecie (Itali). Është anëtar i shumë organizatave ndërkombëtare, si: IUCN, CEC, MedForum, AGA, IGU, AIG, etj. Ka marrë pjesë në shumë Kongrese, Konferenca, dhe Simpoziume shkencore ndërkombëtare (35 të tilla), duke referuar me artikuj shkencorë dhe postera, si: Itali, Spanjë, Hollandë, Austri, Çeki, Poloni, Suedi, Rumani, Izrael, Jordani, SHBA, Koreja e Jugut, Japoni, Kanada, etj. Është autorë i më shumë se 40 artikujve shkencor, 15 prej tyre të botuara në revistat shkencore jashtë vendit dhe më shumë se 300 shkrime shkencore popullore në gazetat revistat, periodikët brënda vëndit, 5 monografi, 3 fjalore enciklopedike, dhe shumë broshura, harta, guida turistike, skenare televizive, leksione në universitet dhe fletëpalosje, etj. Në vitin 1996, ka ngritur në Bënçë (Tepelenë) Kopshtin Botanik dhe Qendrën e Edukimit Ambjental e vetmja e këtij lloji në Shqipëri.