Pema e Pitagorës
Pema ose druri i Pitagorës është një fraktal që përbëhet prej katrorëve të tillë që ç'do tre katrorë fqinj me brrinjët e tyre formojnë një trekëndësh kënddrejt në formë të atillë si vërtetohet teorema e Pitagorës.
Le të jetë brinja e katrorit të parë 1 atëherë krejt druri i Pitagorës mund të futet në një katërkëndësh kënddrejt me dimensione 6×4.
Коnstruksioni
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Konstruksioni fillon ashtuqë në fillim marrim një katror mbi të cillin konstruktojmë dy katrorë të vegjël me koeficient të ngjajshmërisë ½√2, ashtuqë secili katror ka nga një kulm të përbashkët me dy tjerët. Në hapin e dytë procesi vazhdohet në dy katrorët tjerë dhe ky proces pastaj vazhdohet deri në pafundësi. Figurat e mëposhtme i tregojnë katër hapat e para të konstruktimit të pemës së Pitagorës.
rendi 1 | rendi 2 | rendi 3 | rendi 4 |