Pergamena
Pergamenti është material për shkrim, është zbuluar për herë të parë në qytetin e vogël Pergamon (sot Bergama), të Azisë së Vogël. Prodhimi i pergamentit filloi në shekullin e II-të p.e.r. në Pergamon, si zavendësim i papirusit, kur importimin nga Egjipti e ndaloi faraoni Ptolomej Filadelf, me qëllim ta ndalojë zhvillimin e mëtejmë të bibliotekës në Pergamon. Sot pergamenti përdoret vetëm për shkrimin e dokumenteve të rëndësishme, mirënjohjeve dhe diplomave, për veshje të kopertinave (lidhje me pergament). Janë të njohura edhe imitimet e pergamentit, ku nga pamja e jashtme dhe nga vetitë e tjera nuk dallon shumë nga origjinali.
Përpunimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përfitohet me përpunimin e lëkurave të kafshëve, kryesisht deleve të reja, dhive, gomarëve, viçave, por edhe gjarprinjëve. Procesi i përpunimit është i thjeshtë. Nga lëkura e kafshëve tërhiqen qimet, pastaj pastrohet. Lëkura e lagur pastaj ngjitet në rama druri në të cilët thahet. Pastaj fillon faza tjetër e gdhendjes me rërë vullkanike dhe në fund bëhet lëmimi me eshtra apo me gurë të lëmuar. Pergamenti sa më e hollë që të jetë është më i vlefshëm. Faza përfundimtare është zhytja e lëkurës së hekurosur në vaj, dhe terja e vajit me qëllim që pergamenti ta fitojë elasticitetin e duhur.
Pergamenti sot
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pergamenti përdoret edhe sot, sidomos për shënime solemne të aktiviteteve të ndryshme, siç janë: mirënjohjet, çmimet, marëveshjet e të ngjajshme (Paqja e Versajës, Karta e OKB, Çmimi Nobel, etj.).
Dokumente në pergamen në Kosovë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2008, është i shkruar në pergamen.
Shih edhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhjet e jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Parchment. |
- Central European University, Materials and Techniques of Manuscript Production: Parchment: medieval technique
- On-line demonstration of the preparation of vellum from the BNF, Paris. Text in French, but mostly visual.
- Leaves of gold
- Meir Bar-Ilan, "Parchment"
- Lacus Curtius Website: Liber: Roman book production
- UNESCO: Parchment: production and conservation
- Inden witten Hasewint Parchment Contemporary application of the Medieval technique.
- Video Demonstration of Pergamano Parchment Craft Arkivuar 27 nëntor 2010 tek Wayback Machine.
- [1][lidhje e vdekur]