Jump to content

Peticioni kundër gjakmarrjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Që nga fillimi i vitit 2009 qarkullon në Internet një peticion drejtuar presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Bamir Topi dhe presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Fatmir Sejdiu. Në këtë peticion, të hapur deri në fund të vitit, nënshkruesit kërkojnë intervenimin e presidentëve për marrjen e të gjitha masave të nevojshme kundër gjakmarrjes në emër të ligjeve bashkohore.

Në të njëjtën kohë, nënshkruesit formulojnë komente kundër këtij fenomeni anakronik i cili reziston ende tek populli shqiptar. Nga leximi i këtyre opinioneve, mund të konstatohet se ky peticion mund të ketë influence edukative kundër gjakmarrjes edhe gjatë mediatizimit për nënshkrime.

Në formulimin e kërkesave nënvizohen katër pika :

  • Interpretuesit e Kanunit u vënë në rrezik jetën qytetarëve dhe e nxisin krimin në formë të gjakmarrjes;
  • Të afërmit e vrasësit nuk janë vrasës dhe, si qytetarë, atyre u garantohet me kushtetutë liria e lëvizjes dhe e shprehjes;
  • Deklarata e gjakmarrjes është kërcënim vrasjeje me paramendim;
  • Mosndërhyrja preventive e autoriteteve kompetente, për mbrojtjen e qytetarëve të pafajshëm, nën pretekstin e zakoneve dhe traditave, është neglizhencë kriminale.

Askush nga nënshkruesit nuk e arësyeton gjakmarrjen në bazë të Kanunit, madje në disa raste kërkohet edhe ligi i dënimit kapital kundër vrasësve për gjakmarrje.

Lidhje të brendshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]