Pierino
| Pierino | |
|---|---|
| personazh nga Filmat komedi italianë | |
| Paraqitja e parë | Pierino contro tutti (1981) |
| Paraqitja e fundit | Pierino torna a scuola (1990) |
| Krijuar nga | Tradita italiane (figura nga barcaletat) |
| Bazuar në | Figura tradicionale nga barcaletat italiane |
| Portretizuar nga | Alvaro Vitali |
| Informacion brenda trillimit | |
| Profesioni | Nxënës |
| Kombësia | Italian |
Pierino është një figurë tradicionale nga barcaletat në Itali. Ai përshkruhet si një djalë çapkën, i padisiplinuar dhe shakatar, i cili zakonisht nuk shkon mirë në mësime. Barcaletat për Pierinon janë të shumta dhe ai ngjason me figurën e Nastradinit në traditën shqiptare.
Pierino në filma
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmat e bazuar në këtë personazh janë realizuar kryesisht gjatë viteve 1981–1990 dhe kanë pasur sukses të madh në Itali dhe më gjerë. Në këto filma komikë, Pierino shpesh ndodhet në telashe për shkak të ngatërresave që shkakton. Ai është shpesh i dashuruar me mësuesen e tij, një vajzë e re dhe e bukur, ndërsa vetë Pierino paraqitet si një nxënës i shkollës që ngel klasë. Aktori kryesor që ka portretizuar Pierinon është Alvaro Vitali, me të cilin ky personazh arriti kulmin e popullaritetit gjatë viteve 1981–1990. Megjithatë, rolin e Pierinos e kanë interpretuar edhe aktorë të tjerë komikë.
- Pierino contro tutti (Pierino kundër të gjithëve) (1981)
- Pierino medico della Saub (Pierino mjek i Saub) (1981)
- Pierino colpisce ancora (Pierino godet përsëri) (1982)
- Pierino torna a scuola (Pierino kthehet në shkollë) (1990)