Pija alkoolike
Pijet alkoolike janë pije që përmbajnë etanol. Pijet alkoolike janë përdorur gjerësisht që në lashtësi dhe nga shumë civilizime anë e mbanë globit, si një përbërës i një diete të rregullt, për arsye higjienike apo mjekësore, për efektet e tyre pushuese dhe euforike, për të bërë qejf, për frymëzim artistik, si afrodiziakë, dhe arsye të tjera. Disa prej tyre, me kalimin e kohës kanë fituar kuptim fetar dhe simbolik si për shembull nga feja Greke gjatë ritualëve ekstazik të Dionisit, mbretit të verës; në festa të Krishtera dhe Jahude.
Sidoqoftë, disa individë krijojnë varësi ndaj alkooli të quajtur alkoolizëm. Rezultati i alkoolizmit është i konsideruar si problem i madh shëndetësor në shumë shtete.
Konsumim i shpeshtë dhe i tepruar i alkoolit mund të ndërhyjë në jetën sociale dhe financiare të përdoruesit. Efektet neurologjike të konsumimit të alkoolit janë shpesh faktor i vdekjeve në aksidente dhe sherre. Njerëzit nën influencën e alkoolit shpesh herë gjenden në situata shumë më të rrezikshme dhe komprometuese se sa në gjendjen e tyre esëll.
Disa besime fetare, si për shembull feja myslimane, shkolla budiste dhe disa sekte protestante të krishterimit e dekurajojnë dhe shpesh ndalojnë përdorimin e alkoolit për arsyet e mësipërme por edhe për arsye të tjera.
Shumica e qeverive botërore e kontrollojnë ose ndalojnë shitjen dhe përdorimin e alkoolit.