Jump to content

Pijet alkoolike në Shqipëri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Alkooli në Shqipëri është prodhuar që në kohëra të lashta, në mënyrë artizanale, nga distilimi i verës dhe më vonë nga lëndët sheqermbajtëse.

Në rrugë industriale prodhimi i alkoolit etilik të koncentruar ka filluar më 1922, kur u ngrit një fabrikë e vogël në Shkodër. Më vonë u ngritën edhe 3 fabrika të vogla në Elbasan, Korçë dhe Vlorë, që përdornin si lëndë të parë misër. Prodhimi i gjerë industrial i alkoolit etilik nisi më 1960 me ngritjen e fabrikës së alkoolit pranë Kombinatit të SheqeritMaliq, me lëndë të parë melasë dhe miell misri. Teorikisht industria e alkoolit është degë e industrisë ushqimore që merret me prodhimin e alkoolit nga distilimi i fraksionuar i mushteve alkoolike të fermentuara nga lëndë sheqermbajtëse.Fabrika e Alkoolit. Fabrikë që prodhon alkool etilik prej misrit të fermentuar, e ndërtuar në vitet 1960 të shek XX. Vazhdoi prodhimin dhe pas shtetëzimit, duke prodhuar alkool për Fabrikën e Sheqerit në Maliq. Nxirrte alkool nga përpunimi i melasës, me mare në atë fabrikë. Me fillimin e prodhimit të alkoolit në Fabrikën e Sheqerit në Maliq, Fabrika e Alkoolit ndërpreu përfundimishtprodhimin. Mban emrin e ish-pronarëve të saj Vëllezërit Nosi. Alkooli në Shqipëri është prodhuar që në kohëra të lashta, në mënyrë artizanale, nga distilimi i verës dhe më vonë nga lëndët sheqermbajtëse. Në rrugë industriale prodhimi i alkoolit etilik të koncentruar ka filluar më 1922, kur u ngrit një fabrikë e vogël në Shkodër. Më vonë u ngritën edhe 3 fabrika të vogla në Elbasan, Korçë dhe Vlorë, që përdornin si lëndë të parë misër. Prodhimi i gjerë industrial i alkoolit etilik nisi më 1960 me ngritjen e fabrikës së alkoolit pranë Kombinatit të sheqerit në Maliq, me lëndë të parë melasë dhe miell misri. Teorikisht industria e alkoolit është degë e industrisë ushqimore që merret me prodhimin e alkoolit nga distilimi i fraksionuar i mushteve alkoolike të fermentuara nga lëndë sheqermbajtëse. Por pas “gotave plot”, është një industri e tërë, industria e prodhimit të alkoolit e të pijeve alkolike. Për prodhimin e alkoolit shfrytëzohen si lëndë të para rrushi, misri, patatja, panxharsheqeri etj.

Modernizimi industrial

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më pas alkooli ka një përdorim të gjerë në industrinë ushqimore, farmaceutikë, kozmetikë e deri në prodhimin e plastikës, bojrave dhe produkteve të tjera.Në vendin tonë prodhimi i alkoolit si pije me metoda artizanale është shumë i hershëm. Ka të ngjarë që fillesat të jenë me prodhimin e verës nga rrushi, që sipas defterëve osmanë në shekullin e 15 rezulton të ketë qene një aktivitet i konsoliduar. Ndërsa prodhimi i alkoolit dhe i pijeve alkolike në rrugë industriale në vendin tonë ka filluar në Shkodër në vitin 1921 me investimin e vëllezërve Nikaj dhe disa sipërmarrësish të tjerë të atij qyteti. Shembulli i tyre do të ndiqej nga Siri bej Vlora, i cili dy vjet më vonë do të hapte distelerinë e tij pranë Ujit të Ftohtë. Në pesë vitet në vijim, industrisë së alkoolit do t’i shtoheshin edhe dy operatorë të tjerë, në një kohë që po në këtë periudhë kemi edhe investimin e kapitaleve të huaja në këtë industri.Më poshtë paraqiten sipërmarrjet prodhuese të alkolit të cilat, sipas të dhënave të kohës, kanë patur një aktivitet në rritje dhe të rregulluar strikt si në marrëdhëniet me njëri tjetrin ashtu edhe në marrëdhniet me shtetin. Industria e alkoolit ka qenë pararoja e zhvillimit kapitalist të vendit dhe ka sjellë të gjithë elementët e atij zhvillimi. Ka qenë një industri që mbështetej në tregun e brendshëm që në atë kohë sigurisht ishte shumë i kufizuar. Pijet alkoolike ishin shumë pak të njohura në popull. Ata kishin një konsumim modest nga shtresa më e pasur e shoqërisë. Mungesa e industrisë kushtëzonte një kërkesë të ulët për alkol dhe industria e tij në atë kohë ishte e destinuar vetëm për prodhimin e rakisë, uzos dhe për përdorim mjekësor. Zhvillimi i kësaj industrie u favorizua nga fakti se në vend ishin lëndët e para, dhe në të njëjtën kohë, edhe për faktin se ajo ka një proces teknologjik shumë më të thjeshtë se industritë e tjera dhe kërkon më pak investim kapitalesh. Prodhuesit e parë të alkolit Shoqëria Nikaj e shokë. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 1921, në qytetin e Shkodrës, nga një grup sipërmarrësish shkodranë, ndër të cilët vëllezërit Nikaj, vëllezërit Sali Mehmeti, Kol Gj. Pashkja. Çmimi i tokës dhe i ndërtesës llogaritet të ketë kushtuar rreth 120 mijë fr. ar. Që në fillim, në mes të pjesmarrësve të kësaj shoqërie, pati mosmarrëveshje dhe, një pjesë e aksionerëve u larguan dhe distileria mbeti në duart e vëllezërve Nikaj. Në vitin 1931 fabrika u pajis me makineri moderne për kohën. Në vitin 1932 aktiviteti pushoi përkohësisht. E njëjta gjë ka ndodhur edhe nga viti 1939 deri në vitin 1942, ku si pasojë e konkurencës së madhe të alkoolit të importit, fabrika u mbyll. Në vitin 1943 nga mungesa e kapitalit, fabrika u shndërrua në shoqëri kolektive “Nikaj e shokë” me një kapital prej 175 mijë fr. ar.

Sipas të dhënave të kohës kapaciteti prodhues i instaluar i industrisë së alkoolit në Shqipëri, në 1932, kishte arritur në 4.7 ton në ditë. I gjithë ky kapacitet ndahej mes katër fabrikave që operonin në vend në këtë mënyrë: fabrika e vëllezërve Alegro mund të prodhonte 1.8 ton në ditë ose 36.8 për qind e kapacitetit të instaluar, Mërkur dhe Nosi e shokë me nga 1.2 ton në ditë ose përkatësisht nga 25.5 për qind e kapacitetit prodhues dhe Nikaj mund të prodhonte 500 kg në ditë ose 12.2 për qind e kapacitetit prodhues. Por këto kuota nuk janë plotësuar asnjëherë. Përkundrazi ndonëse prodhuesit italianë zotëronin kapacitet të madh prodhues, në fakt ai kishte peshë relativisht të parëndësishme për prodhimin e përgjithshëm të kësaj industrie. Kapitali shqiptar duke parë fitimet që sillte tregu angazhoi energji e burime më të mëdha financiare duke e patur gjithmonë zotërimin e tregut. Në vitin 1937 në treg ka hyrë fabrika tjetër e krijuar me kapital shqiptar, që ishte fabrika e alkoolit e shoqërisë Shkreli-Koliqi me kapacitet 800 kg alkool në 24 orë. Sipas statistikave të Ministrisë së Financave, të asaj kohe prodhimi i alkoolit (96 gradë) i ndarë sipas fabrikave dhe pa përfshirë prodhimin e alkoolit me metoda artizanale nga subjekte tjera private, në vitin 1930 ishte indarë si vijon: Mërkur, Korçë-157.930 kg; Nosi, Elbasan – 53.500 kg; Alegro, Vlorë-62.160 kg; Nikaj, Shkodër-73.910 kg; Gjithësej-347.500 kg. Betejën më të fortë në ato vite, për të kapur treg, e ka zhvilluar sipërmarrja italiane Alegro, e cila megjithatë kurrë nuk arriti t’a zotëronte, madje pati problem të shumta financiare. Pas ardhjes në Shqipëri, vëllezërit Alegro, distilerinë e mëparshme, që ishte shumë e vogël, në vitin 1926 e kthyen në një industri moderne për prodhimin e alkoolit. Në vitin 1928 kapitali i kësaj firme llogaritej rreth 170 mijë fr. ar. Në fund tëvitit 1938, kapitali neto i kësaj firme, llogaritej në 480 mijë franga. Ar. Në 1938 firma Alegro e zgjeroi veprimtarinë e saj në prodhimin e alkoolit, prodhimin e vajit të ullirit, larjen e leshit, prodhimin dhe shitjen e pijeve alkoolike duke hapur dyqane në Vlorë e Tiranë, si edhe një ekonomi ndihmëse për rritjen e bagetive. Veprimtaria e firmës Alegro pati gjithnjë mbështetjen e fuqishme të shtetit italian. Por jo gjithcka i ka shkuar “vaj”. Që më 1930, Alegro u përfshi në gjendje të vështirë financiare dhe rrezikoi falimentin. Ajou detyrua të marrë kredi tek Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe nga sipërmarrësit shqiptarë si Pandeli Bezhani, nga i cili mori dy hua, një herë 1090 napolona ar, baraz me 20.180 fr. Ar, dhe një herë tjetër në 1931 10.000.Përkundrejt kësaj huaje firma Alegro dha në peng 100 kv. alkool. Pak kohë më vonë ajo merr përsëri një hua prej 3.000 fr. ar, me një kamatë prej 20% nga Qamil Bej Vlora. Në vitin 1932 firma Alegro i drejtohet disa herë për ndihmë Legatës Italiane, Bankës Kombëtare të Shqipërisë dhe e ngre çështjen deri në qeverinë italiane të cilës i kërkoi një hua prej 50.000 fr. ar. Qeveria italiane nuk dha hua afatgjatë, por një subvencion të menjëhershëm prej 50.000 lireta italiane. Por situata e rënduar nuk ndryshoi. Në fillim të vitit 1935 qeveria italiane merr përsëri në analizë gjendjen e vështirë të firmës Alegro dhe vendos që fillimisht në mars 1935, Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë të japë shumën 20.000 fr. ar, që do të shkonte për shlyerjen e detyrimit ndaj Pandeli Bezhanit.[1] Pas shlyerjes së detyrimeve shoqëria SVEA, me porosi të qeverisë italiane, i jep firmës Alegro një hua afatgjatë prej 25.000 fr. ar, për të zgjeruar prodhimin. Firma Alegro që në vitin 1935 rifillon prodhimin në distileri, të cilin e kishte ndërprerë pothuajse qysh në vitin 1930, dhe nis vënien në shfrytëzim të fabrikës së ullirit, pajisjet e së cilës kishin ardhur që në vitin 1932. Prodhuesit vendas të alkoolit kanë pasur një varg epërsish, mbasi kishin lidhje me konsumatorët e shumtë të brendshëm. Ndërkohë Alegro në periudhën e parë nuk merrej me shitjen me pakicë. Prodhimin ua shiste me shumicë Pandeli Bezhanit, Niko Gjikondit dhe Aristidh Rucit, të cilët ishin bashkuar në atë kohë në formën e një karteli lokal dhe blenin gjithë prodhimin e distilerisë, për ta shitur më pas me shumicë dhe me pakicë.

  1. ^ Hasa, Riza (2018-03-03). "Zbulime arkeologjike në trevën e Elbasanit". Revista Albanon. 1 (1): 1–8. doi:10.54273/ra.v1i1.63. ISSN 2707-6563.