Piramidat e Bosnjës
Piramidat Bosnjës të cilat ndodhen në qytetin Visoko të Bosnjes ështër përpjekur për ti shpjeguar hulumtuesi Semir Osmanagiq. Në fakt, ky kompleks paraqet një formacion e natyror të një grumbulli kodrash në zonën e Visokos në Bosnjën dhe Hercegovinën qendrore. Që nga viti 2005, Semir Osmanagić, një biznesmen boshnjak-amerikan me bazë në Hjuston, Teksas, ka pohuar se këto kodra janë piramidat më të mëdha të lashta të krijuara nga njeriu në Tokë. Pretendimet e tij janë hedhur poshtë nga disa shkencëtarë, por ai ka vazhduar të promovojë zonën si një atraksion turistik.[1] [2] [3]
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri më tani, Piramida e Gizës, konsiderohej si struktura më madhështore në Tokë dhe një mister i madh. Por, tanimë ka disa piramida tjera që mund të ndryshojnë historinë e botës e këto janë pikerisht piramidat ilire të Bosnjës. Flitet për rrjetin botëror të piramidave, që janë me qindra dhe për funksionet e mundshme të tyre, energjinë e tyre, mekanizmin etj. Dyshohej që piramidat nuk ishin ndërtuar me materiale ndertimore apo se nuk ishin fare të ndërtuara nga njeriu mirëpo ishin krijuar si rezultat i ndonje procesi natyror.
Osmanagiq thotë se “materialet janë analizuar në gjashtë institute të ndryshme dhe rezultati ka qenë i njëjtë: materiali është artificial, i krijuar nga njeriu, është beton i një cilësie tre herë më të lartë se i yni”. Datimi i provave te radiokorbonit ne Laboratorin e Kievit ne Ukraine, mbi materialet organike te gjetura ne Piramide kane qene ne gjendje te datojne prejardhjen e saj. Ky datim rezulton te jete te pakten 25.000 vjet perpara qyteterimeve 'Sumerian' dhe 'Babilonas'. Kjo piramidë është e lartë 720 ft (220 metra) përderisa e Gizës që konsiderohet më e madhja është 450 ft (137 metra). Orientimi i saj sipas Diellit, anëve të horizontit dhe hënës është më perfektja në botë. Sipas zbuluesit të saj afërsisht 18 milionë tonë beton mbulojnë piramidën krysore.
Dihet pak mbi ilirët e lashtë, por piramida është ndërtuar nga një civilizim shumë më i përparuar se sa ai i sotmi. Materialet e piramidës krysore të Bosnjës e çojnë moshën e saj në 12.350 vjet, duke e bërë piramidën më të lashtë në Tokë. Kjo kërkon që të rishkruhen librat tanë të historisë. Osmanagiq, ndërkohë jep shifrën tjetër: “Ai flet me provat e grumbulluara dhe tregon për tunele që përshkruajnë piramidën, dhoma të brendshme, materiale të punuara me teknika të larta ndërtimi si p.sh blloqe që peshojnë 80 000 pound (1 pound = 453.592 gram).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bosnian pyramids Arkivuar 2016-12-29 tek Wayback Machine, analysis of claims
- Geology of the Bosnian "pyramids" Arkivuar 2017-01-24 tek Wayback Machine
- "The Bosnia-Atlantis Connection" Arkivuar 9 tetor 2012 tek Wayback Machine, Archaeology magazine, 27 April 2006
- "Bosnian Pyramids: Absence of Evidence is not Evidence of Atlantis", Free Republic, 29 May 2006
- More on Bosnian "Pyramids" by Mark Rose Arkivuar 2 maj 2007 tek Wayback Machine 27 June 2006
- "The Bosnian ‘pyramids’ of Semir Osmanagić ", Bad Archaeology, 30 October 2011
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Hammer, Olav; Swartz, Karen (2020). "The Bosnian Pyramid Phenomenon" (PDF). Nova Religio: The Journal of Alternative and Emergent Religions (në anglisht). Berkeley, California: University of California Press. 23 (4): 94–110. doi:10.1525/nr.2020.23.4.94. S2CID 218928395. Marrë më 1 qershor 2020.
- ^ Cerkez-Robinson, Aida (3 dhjetor 2005). "Pyramid on a New Horizon?". The New Mexico (në anglisht). Vëll. 156 no. 337. Santa Fe, New Mexico. fq. D1, D3 – nëpërmjet Newspapers.com.
- ^ Sito-Sudic, Daria (4 gusht 2016). Melander, Ingrid; Heneghan, Tom (red.). "Bosnian 'Indiana Jones' digs for controversy again with park". Reuters (në anglisht).