Semir Osmanagiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Samir Osmanagiq duke biseduar me një vizitor
Bosnia and Herzegovina Apr-29-2012 014 (7156020842).jpg

Semir Osmanagiq i njohur si hulumtues i piramidave të Bosnjës.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Semir Osmanagiq (Lindur më 1 qershor 1960 në Zenicë, Bosnja dhe Hercegovina, RSFJ) i njohur edhe si Sam Osmanagiq[1], ose edhe si Samir Osmanagiq[2],[3] është hulumtuesi më i njohur i Piramidave Boshnjake afër qytetit Visoko. Samir Osmanagiq jeton në Houston, Texas, SHBA. Është autor, studiues, specialist arkeolog. Ai ka zbuluar një kompleks të lashtë piramidal në Visoko të Bosnjës e cila përbëhet nga pesë struktura kolosale guri në formën e piramidave. Dr. Sam ka krijuar një "Park arkeologjik: Fondacioni Piramida e Diellit në Bosnjë" jo-fitimprurëse dhe jo qeveritar. Ky fondacion ndjekë gërmimet, punën gjeo-arkeologjike dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Lidhur me punën e Samir Osmanagiqit ka edhe mendime e pikëpamje të tilla sipas të cilave ai është vetëm një pseudoarkeolog e aventurier.

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Samir Osmanagiq me gradën akademike Ph.D: Civilizimi Maja; Master i Shkencave në Ekonomi Ndërkombëtare; RS. në Shkenca Politike (4 vjet); RS. në Ekonomi (4 vjet), Trajnim në Sociologji (2 vjet), të gjitha të marra nga Universiteti i Sarajevës. Dr. Osmanagiq ka qënë autor dhe ka transmetuar dokumentarin me 12 episode "Në kërkim të Civilizimeve të humbura" për Televizionin Kombëtar boshnjak FTVBiH (2007) i cili ishte i bazuar në librin e tij "Qytetërimet para historisë zyrtare "(2005) dhe i filmuar në Peru, ishullin e Pashkëve, Kosta Rika, Meksikë, Britani të Madhe, Francë, Gjermani, Maltë, Egjipt, Jordani dhe Liban. Ai ka mbajtur referime intensive rreth botës si në Egjipt, Jordani, Malajzi, Kanada, SHBA, Kinë, Britania e Madhe, Zvicra, Austria, Norvegjia, Suedia, Kroacia, Mali i Zi, Serbia, Danimarka, Gjermania dhe vende të tjera

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


  1. ^ Ancient Origins: „Sam Osmanagich, Ph.D.“, 16.02.2013.: http://www.ancient-origins.net/author-profiles/sam-osmanagich-phd
  2. ^ Marko Plešnik:Bosnien und Herzegowina: Unterwegs Zwischen Save und Adria. Trescher Verlag, Berlin, 2010, fq. 194 ISBN 3-89794-168-6, ISBN 978-3-89794-168-7
  3. ^ Samir Osmanagić, FaceTV 21.12.2012, Video në Youtube