Platforma e Shqipërisë Natyrale
"Platforma e Shqipërisë Natyrale" libër me Autor Koço Danaj. Ai përmban si thelb të tij, fazat e bashkimit të trojeve shqiptare dhe argumenton idenë se çeshtja e bashkimit të trojeve shqiptare nuk është dëshirë dhe aspiratë, por një problem i shtuar për zgjidhje, një domosdoshmëri historike. Libri është në 5 gjuhë (shqip, sërbisht, greqisht, maqedonisht dhe anglisht), me 220 faqe. Në një mënyrë figurative, Danaj edhe fqinjëve ju drejtohet në gjuhën e tyre si për tju thënë se Shqipëria natyrale tashmë nuk është më ilegale, por një problem që kërkon zgjidhje në tryezat e dialogut rajonal dhe ndërkombërtar ku edhe fqinjët janë të pranishëm. "Platforma bazohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që bashkimin e Shqiptarëve e konsideron si një aspiratë të ligjshme dhe shekullore", thotë Danaj, i cili e shikon realizimin e kësaj ideje përmes dialogut dhe debatit demokratik, ndërsa detajon 7 fazat e gjithë këtij procesi.