Jump to content

Pllaka e ofsetit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pllaka e ofsetit është forma e shtypit për shtypin e rrafshët (ofset). Materiali i cili përdoret për pllakë është alumini, hekuri çeliku, bakuri, bakuri me shtresë galvanike, nikeli, kromi por edhe materialet nga letra dhe masat plastike. Trashësia e pllakës për formate të vogla, të mesme dhe të mëdha është nga 0,5 - 0,8 mm. Sipërfaqja e saj është e shtresuar me shtresë fotoreaguese në të cilën me anë të ndriçimit kopjohet modeli (filmi) i cili duhet të shtypet. Dhe pas disa proceseve të punës (zhvillimi, larja me shiring uji, korrigjimi, gomimi, terja, etj.) ajo montohet në cilindrin bazë në makinë të ofsetit.