Portal:Dibra/Artikulli i muajit
Elez Sadik Koçi lindi në vitin 1856, në fshatin Ostreni i Madh, në Dibër nga një familje e thjeshtë. Në moshën 12 vjeçare nisi shkollën fillore dhe më pas vazhdoi shkollën e mesme fetare në Manastir. Në vitin 1876, Elezi mbaroi shkollën e mesme, por nuk pranoi vendimin e Myftiut te Dibrës së Madhe për tu emëruar si hoxhë, sepse nuk donte të vihej në shërbim te Perandorisë Osmane.
Mori pjesë në Kongresin e Dibrës dhe në Kongresin e Manastirit (1908). Në fund të vitit 1909 pas kthimit nga kongresi I Manastirit, së bashku me Hoxhë Muglicen, mblodhën kuvende të ndryshme për të përhapur idetë e këtij kongresi. Autoritetet turke dërguan forca ushtarake për të shtypur veprimtarinë e tyre. Në luftimet që pasuan, morën pjesë patriotë të shquar dibranë si: Avdi Hoxha Sallai, Qazim Duka, Haziz Lila e të tjerë.>>>
Arkiva
Vendosur më:Dan -- 21 Mars 2009 16:17