Portal:Elektronika/ Artikuj Interesantë
Appearance
Roboti është nje pajisje elektro-mekanike që zëvendeson njeriun në kryerjen e punëve të ndryshme. Këto punë roboti i kryen vetvetiu ose i udhëzuar drejtperdrejt nga njeriu. Robotët mund të jenë të lëvizshëm ose të mbërthyer në një vend. Sot ata përdoren kryesisht për kryerjen e punëve që janë shumë të rrezikshme (p.sh. në pastrimin e mbetjeve atomike), të rënda ose të vështira për t´u kryer nga njeriu. Robotët kryejnë edhe punë që kërkojne përpikmeri të madhe (p.sh. në prodhimin e çipave, automobilave etj.).
Emri robot (çek. robota - punë-tor) u skalit nga çeku Karel Çapek në fillim të qindvjeçarit 20. Fjala me prejardhje sllave robota do të thotë "punë".