Portal:Matematikë/Biografi e zgjedhur
Kurt Gödel', (28 Prill, 1906 Brünn, Austro-Hungari (tani Brno, Republika Çeke) – 14 Janar, 1978 Princeton, New Jersey), ishte matematikan dhe filozof austro-amerikan.
Vepra e Gödel, një nga logjikët më të rëndësishëm të të gjitha kohërave, ka pasur një influence të madhe mbi mendimin filozofik dhe shkencor të shekullit të 20-të (periudhë në të cilën shumë autoritete si Bertrand Russell, A. N. Whitehead dhe David Hilbert, po përpiqeshin të kuptonin bazat e matematikës nëpërmjet logjikës dhe teorisë së bashkësive).
Gödel njihet mbi të gjitha për dy teoremat e papajtueshmërisë]], të publikuara në 1931 kur ai ishte vetëm 25 vjeç, vetëm një vit pasi mbaroi doktoraturën në Universitetin e Vjenës. Sipas teoremës së parë (që është më e rëndësishmja), për çdo sistem aksiomatik rekursiv vetë-konsistent të mjaftueshëm për të përshkruar aritmetikën e numrave natyrorë, ka propozicione të vërteta që nuk mund te provohen mbi bazën e aksiomave. - Lexo mëtej