Jump to content

Portal:Shqipëria/Jetëshkrimi 1

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) ishte një princ shqpitar nga familja e Kastriotëve. U lind në vitin 1405 dhe vdiq më 17 janar të vitit 1468.

Në vitin 1440 ai u emërua sanxhakbej i sanxhakut të Dibrës. Në vitin 1444, mblodhi Lidhjen e Lezhës dhe u zgjodh kryetar i saj. Për njëzetepesë vite mbrojti territoret e lidhjes nga pushtimi i Perandorisë osmane.

Aftësitë ushtarake të Skënderbeut përbënin një pengesë të madhe në ambiciet për zgjerim të osmanëve. Ai u konsiderua nga shumë njerëz në Evropën Perëndimore si një model i rezistencës së krishterë ndaj muslimanëve osmanë. Skënderbeu është heroi më i rëndësishëm kombëtar i Shqipërisë dhe një figurë kyçe e Zgjimit Kombëtar.