Postulatet e Koch-ut
Postulatet e Koch-ut u hartuan dhe u botuan në vitin 1883 nga bakteriologu Robert Koch (Robert Koh). Janë kritere që përdoren akoma edhe sot për të treguar se një mikroorganizëm i caktaur është shkaktar i një sëmundjeje të caktuar.
Postulatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Organizmi i dyshuar si patogjen duhet të gjendet në të gjitha rastet e sëmundjes dhe të mos jetë i pranishëm në kafshë të shëndetshme.
- Organizmi i dyshuar duhet të mund të rritet në kulturë të pastër.
- Qelizat e një kulture të pastër të (mikro)organizmit të dyshuar duhet të induktojnë sëmundjen duke i inokuluar (injektuar) në kafshë të shëndetshme.
- (Mikro)organizmi duhet të mund të izolohet sërisht dhe duhet të mund të tregohet njëjtësia me mikro(organizmin) origjinal.
Rëndësia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rëndësia e postulateve është e jashtëzakonshme në mjekësinë e ditëve të sotme. Një shembull i rëndësishëm: është një opinion që haset shpesh ( tek individë jo të kualifikuar) ai i të pohuarit se virusi i HIV-it nuk është përgjegjës për sëmundjen e AIDS-it duke qenë se nuk plotësoka plotësisht kushtet e postulateve. Një pohim jo i saktë. Sepse virusi i plotëson të tëra kërkesat. Por patologjia tek kafsha e infektuar sipas postulatit të tretë, shfaqet mjaft vonë, duke qenë se virusi HIV ka një periudhë fjetjeje mjaft të gjatë. Këto postulate janë aplikuar edhe për të treguar patogjenicitetin e coronavirusit të SARS-it.
Përjashtime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Natyrisht ka mikroorganizma patogjenë që bëjnë përjashim nga këto rregulla. Ndër to Treponema pallidum pallidum, agjenti etiologjik i sifilisit, i cili deri më sot nuk është arritur të kultivohet në laborator.