Jump to content

PriFest

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga PriFilmFest)

Festivali ndërkombëtarë i filmit në Prishtinë, ndryshe i njohur si PriFest, është një festival filmi i cili mbahet në Prishtinë, dhe shfaq produksione të ndryshme filmash të mirënjohur ndërkombëtarisht në regjionin e Ballkanit. Është themeluar pas deklarimit të pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008. Edicioni i parë është mbajtur në vitin 2009, ku pati aktorën e famshme Vanessa Redgrave si nikoqire. [1]

Festivali Ndërkombëtarë i Filmit në Prishtinë Vendi Prishtinë, Kosovë
Themeluesit Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja
Çmimet Hyjnesha e artë, e argjendtë, e kuqe
Edicioni i ardhshëm 24 prill - 1 maj, 2015
Gjuha Angleze, Shqip
Webfaqja http://www.prifest.org/

Pas deklarimit të pavarësisë, Kosova kërkonte mënyra për të promovuar imazhin e saj kulturor dhe artistik. Vjosa Berisha pati një ide se si ta beje këtë, ajo themeloi festivalin e filmit ndërkombëtar në Prishtinë, dhe shërbeu si drejtoreshë artistike. Organizatorët paraqitën një propozim për festivalin, në qershor të 2009-tës, ku aktorja Vanessa Redgrave, ishte drejtoreshë e bordit.[2] Qysh nga tetori i vitit 2009, PriFest është bërë një nga festivalet më aktive të filmit në Kosovë.[3]

Aktorja Vanessa Redgrave tha:"Ekzistojnë festivale që hyjnë në listen A dhe në listen B të festivaleve në botë. Per mua PriFilmFest që tani i takon listës A te festivaleve"

Themeluesit e PriFestit thanë se misioni i festivalit ishte "të hap dyert për shtetin më të ri në botë, në atë kohë, Kosovën, të mirepresë kultura të ndryshme nga kinematë e ndryshme botërore, duke përdorur ambientin e tij për të promovuar dialogje të hapura në mes kulturave dhe kombeve.". Solli regjisorë dhe producentë ndërkombetarë të ndryshëm, dhe promovoi filmat Kosovarë. Organizatorët e festivalit kanë thënë se Kosova nuk duhet të njohet vetëm për ngjarjet politike të saj, por gjithashtu për kulturën e saj.[4] Vjosa Berisha, tha se PriFesti është i frymëzuar nga festivali i filmit të Sarajevës, i cili rriti namin e qytetit të Sarajevës, ndërkombëtarisht.[5]

Si pjesë e festivalit, fituesit marrin statujën e quajtur Hyjnesha e artë, e cila është e bazuar në "Hyjneshën në fron", një figurë nga kohërat e Neolitit, që u zbulua ne Kosovë, në vitin 1960, dhe më pas u bë simbol i qytetit të Prishtinës.

Hyjnesha e kuqe, e ardgjendtë dhe e artë .

Themeluesit e PriFilmFest-it janë: Vjosa Berisha, Orhan Kerkezi, Fatos Berisha, dhe Faton Hasimja.[6]

Forumi i PriFestit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Duke filluar nga edicioni i dytë, në vitin 2010, PriFesti lansoi një grup të bashkë-produksionit që e quajti forumi i PriFilm-it. Përmbante seminare, workshop-e, dhe debate, të krijuara për ti lidhur film-bërësit Kosovarë, me ata të shteteve fqinje. Workshop-i dy ditor, në vitin 2010, bashkoi film-bërësit nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia; ata i dëgjuan prezantimet e profesiostëve të bashkë-produksionit, duke përfshirë EAVE (Ndërmarresit Audio-Vizuel të Evropes), Medienboard (Fondi Gjerman i filmit) dhe Robert Bosch Stiftung. Producentët dhe film-bërësit nga Bosnia, Kroacia dhe Bulgaria, gjithashtu ndanë përvojat e tyre.

Edicioni i parë filloi me 22 shtator dhe u mbyll më 30 shtator, 2009.

Motoja e edicionit të pare ishte "Fillimi...", e cila i referohej thënies së Kasablankës, të Humphrey Bogart-it: "Ky është fillimi i një miqësie të bukur." [7] Aktorja Vanessa Redgrave, e cila kishte punuar në shumë çështje bamirësie në Kosovë, ishte nikoqirja e festivalit. Berisha tha se Kosova tentonte të ishte nikoqire e ngjarjeve që e largonin vëmendjen e mediave nga politika, dhe se filmat në garë përfshinin vendet si Ballkani, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, dhe Afganistani. Festivali u hap me premieren botërore të filmit të Gjergj Xhuvanit, Lindje, Perëndim, Lindje.[8] Festivali përfshinte filmat garues dhe jo garues. Gjashtë cmime u ndanë. Festivali shfaqi vetem një film Kosovarë: Përtej Rrugës nga Yll Citaku. Gjithsesi, filmi nuk ishte i kualifikuar për të garuar, sepse ishte i xhiruar në formatin digjital. Festivali gjithashtu nxiti diskutime në mes të film-bërësve dhe publikut ne atë se si ta ndihmojnë bërjen e filmave në Kosovë.

Personat mëposhte ishin anëtarët e jurise së edicionit të parë të festivalit.[9]

  • Isa Qosja, regjisor filmi. President jurie.
  • Marcel Maiga, organizator festivali.
  • David Gothard, regjisor.
  • Mira Staleva, zëvendes-drejtoreshë e Sofia IFF.
  • Saimir Kumbaro, regjisor.

Të marrura nga Webfaqja e Prifestit:[10]

Çmimi Filmi Personi
Filmi më i mire Bora Aida Begic
Regjia më e mirë Lufta për Opium Siddiq Barmak
Aktori më i mirë Të Gjallet dhe të Vdekurit Ekipi i aktoreve "Te Gjallet dhe te Cdekurit"
Aktorja më e mirë Unë jam nga Titov Veles Labina Mitevska
Çmimi special i jurisë Lindje, Perëndim, Lindje Gjergj Xhuvani
Çmimi mirënjohës i jurisë Unë jam nga Titov Veles --
Çmimi i publikut Koha e Kometës Fatmir Koçi

Edicioni i dytë i festivalit PriFest, u mbajt nga 22 shtator, deri më 29 shtator, 2010. Pjesëmarrës ishte aktori italian Fanco Nero. Eva Orner, e cila kishte fituar çmimin Oskar për dokumentarin Taksi për në anën e errët, e hapi festivalin, dhe ishte në krye të jurisë. Moto-ja e festivalit u ndyshua, u bë "Miqësia vazhdon..."

Çmimi Filmi Personi
Filmi më i mirë Në rrugë --
Regjia më e mirë Teherani Nader T. Homavoun
Aktori më i mirë Shqiptari Nik Xhelilaj
Aktorja më e mirë Në rrugë Zrinka Cvitešić
Çmimi mirënjohës i jurisë Gjalle,
Nese dua te fishkellej, une fishkellej
Artan Minarolli
Florin Şerban
Çmimi i mediave Lufta ka përfunduar Mitko Panov
Çmimi i publikut Gomarët e Kufirit Jeton Ahmetaj
Çmimi special i jurisë Shqiptari Johannes Naber

Edicioni i tretë i festivalit u mbajt nga 24 shtator deri më 1 tetor, 2011. U hap me filmin "Falja e Gjakut", një film nga regjisori Amerikan Joshua Marston, dhe u mbyll me tepihun e kuq në një mbremje gala në Sheshin 21. President i jurisë ishte Gadeon Burkhard (Inglourious Basterds), i cili gjithashtu kishte konkuruar me filmin e metrazhit të mesëm të quajtur Urat.[11] Moto-ja e festivalit u ndryshua në "Miqësia. Përgjithmonë."

Edicioni i dytë i Forumit të PriFest-it, u mbajt më 25 dhe 26 shtator, duke lidhur regjisorë dhe producentë anëmbanë botës me ata të Kosovës. Prezantues ishin: Sarah Calderon (Karma Films), Satu Elo (EAVE), Bernd Buder (Festivali i filmit në Berlin), Roshanak Behesht Nedjad (Hëna Fluturuese), David Grumbach (Film-bëres Francez), dhe Elma Tataragic (Përzgjedhese e programit në festivalin e filmit të Sarajevës).[11][12]

Vjosa Berisha, themeluese e PriFest-it, Memli Krasniqi, Ministri i Kulturës, Rinise dhe Sportit, Blerim Destani, aktor

Të marrura nga Webfaqja e Prifestit [13]

Çmimi Aktori Personi
Filmi më i mirë Djaloshi i dashur (Dashnori) Cătălin Mitulescu
Çmimi special i jurisë Punk-i nuk ka vdekur Vladimir Blazevski
Regjia më e mirë Streha Dragomir Sholey
Aktori më i mirë Djaloshi i dashur (Dashnori) George Piştereanu
Aktorja më e mirë Amnistia Luli Bitri
Hyjnesha e Artë - Filmi më i mirë i metrazhit të mesëm Babi Umut Dag
Çmimi mirënjohës i jurisë Dhoma 304 Birgitte Stærmose
Çmimi i publikut Amnestia Bujar Alimani
Çmimi i medias Dëshprimi ynë i madh Seyfi Teoman

Edicioni i katërt u mbajt nga 24 shtatori deri më 1 tetor, 2012

Juria e edicionit të katërt të festivalit PriFest u nda në 4 grupe:[14]

  • Juria e Programit Konkurues: Daniela Weber, David Gothard dhe Blerta Zeqiri
  • Juria e Programit Honey & Blood (Gjak dhe Mjaltë): David Gant, Sylvia Stevens dhe Barbara Lorey de Lacharierre
  • Juria e Programit të Metrazhit të Mesem: Alban Ukaj, Nikola Ljuca dhe Igor A. Nola
  • Juria e Mediave: Arbana Osmani, Kushtrim Sadiku dhe Adrianë Pajaziti
Çmimi Filmi Personi
Hyjnesha e artë, Filmi më i mirë Tre Botë Catherine Corsini
Çmimi special i jurisë Avé Konstantin Bojanov
Regjia më e mirë Kuma
Vetëm Era
Umut Dag
Bence Fliegauf
Aktori më i mirë I penduari Nabil Asli
Aktorja më e mirë Tre Botë Arta Dobroshi
Cmimi mirenjohes i jurise Shtepia Zuzana Liova
Hyjnesha e kuqe - Kategoria e filmit Ballkanas, Honey & Blood Parada Srđan Dragojević
Hyjnesha e argjendtë - Kategoria e metrazhit të mesëm Vast Rolf van Ejik
Çmimi i medias Tre Botë Catherine Corsini
Çmimi i publikut Agnus Dei Agim Sopi
Aktorja Arta Dobroshi duke pranuar çmimin "Aktorja më e mirë" në edicionin e katërt të PriFest-it

Edicioni i gjashtë i festivalit PriFest u mbajt nga 25 prill, deri më 2 maj, 2014.

Hapjen e Festivalit në naten e parë, e bëri filmi Britanez "Philomena" i Stephen Frears, fitues i më shume se 50 çmimeve. Frears ishte i pranishëm në festival. Kurse fituesi i tre çmimeve Oscar këte vit ‘Dallas Buyers Club’, hapi natën e dytë të PriFest-it të programit LetItBe, një program dedikuar temës LGBT, bashkpunim me festivalin e filmit OutFest në LA dhe në mbështetje të Ambasadës së SHBA në Prishtinë.

Festivali u mbyll me një nga filmat më të permendur këtë vit, versionin 240 minutësh të "Nymphomaniac", nga Lars Von Trier.[15]

Edicionit të gjashte të PriFest-it iu shtua edhe një kategori e re, ajo e pavarur e studentëve, e cila do të jap çmim në kategorinë e filmave Europian. Gjithsej juria përbehet nga 5 kategori:[16]

  • Juria e Programit Garues të Filmave Europian: Kees Kassander, Cedomir Kolar dhe Velibor Topic.
  • Juria e Programit Garues të Filmave Ballkanik : Mark Revenhill, Kirsten Schagger dhe Angela Schyle.
  • Juria e Programit Garues të Filmave të Metrazhit të Mesëm : Anis Lassoued, Olena Yershova dhe Vladimir Blazevski.
  • Juria e Medias: Kushtrim Sadiku, Oana Stupariu, Mirjana Radovanovic, Berna Caka dhe Nora Fejza.
  • Juria e Pavarur e Studentëve: Arben Marevci, More Raca, Donika Cami, Daniela Markaj dhe Engjell Beqiri.
Stephen Frears në një konferencë të hapur, në edicionin e gjashtë të PriFest-it, 2014
Çmimi Filmi Personi
Çmimi i Jurise së Pavarur të Studenteve - Kategoria e filmit Europian Egoisti Gjigant Clio Bernard
Çmimi Special i Jurisë për Kategorinë e filmit Europian Më duaj Maryna Er Gorbach dhe Mehmet Bahadir Er
Filmi më i mire në kategorine e filmit Europian - Hyjnesha e artë Egoisti Gjigant Clio Bernard
Filmi më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit - Hyjnesha e kuqe I Pabinduri Mina Djukic
Regjia më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit Vis a Vis Nevio Marashevic
Aktori më i mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit Udhekqryqet Nik Xhelilaj
Aktorja më e mirë - Kategoria e filmave të Ballkanit I Pabinduri Hana Selimovic
Çmimi i medias Dritan Hoxha - Kategoria e filmave të Ballkanit Chefuri Raus Goran Vojnovic
Çmimi filmi më i mirë - Kategoria e metrazhit të mesëm- Hyjnesha e Argjendtë Me Diell Barbara Ott
Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për fotografi Njëri nga ata Ilirjan Himaj / Latif Hasolli
Çmimi mirënjohës i jurisë- Kategoria e metrazhit të mesem për skenarin më të mirë Rastësisht Tanja Gulic
Çmimi i Publikut Philomena Stephen Frears
Çmimi 'Vanessa Redgrave per PriFest'- Kategoria Best Pitch e projektit filmik në PriFORUM 'Një rrugëtim i paharruar...' Kushtrim Bekteshi
  1. ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=162&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Edicioni i 7-te i PriFest.
  2. ^ https://www.withoutabox.com/03film/03t_fin/03t_fin_fest_01over.php?festival_id=7486 Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Fillon PriFest-i
  3. ^ http://www.balcanicaucaso.org/eng/Regions-and-countries/Kosovo/Kosovo-s-cinema-a-new-beginning-47243, Kinematografia e Kosoves, me nje kahje te re.
  4. ^ http://newkosovareport.com/200909231966/Culture-and-Sports/vanessa-redgrave-kosovo-makes-me-happy.html Arkivuar 3 mars 2016 tek Wayback Machine, Vanessa Redgrave: "Kosova me ben te lumtur.
  5. ^ http://prishtinapress.info/kosovo-is-not-just-about-war-the-importance-of-prishtina-international-film-festival-prifilmfest/ Arkivuar 8 tetor 2011 tek Wayback Machine, Rendesia e PriFestit.
  6. ^ http://www.prifilmfest.org/english/founders.html Arkivuar 24 shtator 2015 tek Wayback Machine, Themeluesit e festivalit PriFest.
  7. ^ http://prishtinapress.info/kosovo-is-not-just-about-war-the-importance-of-prishtina-international-film-festival-prifilmfest/ Arkivuar 8 tetor 2011 tek Wayback Machine, Rendesia e PriFest-it.
  8. ^ http://www.southeast-europe.eu/map/kosovo/film6/kosovos-film-fest.html Arkivuar 13 shkurt 2013 tek Archive.today, Kosova tenton te heq vemendjen nga ngjarjet politike.
  9. ^ http://www.prifilmfest.org/english/jury2009.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Anetaret e Jurise se edicionit te pare te Prifest.
  10. ^ http://www.prifilmfest.org/english/awards2009.html Arkivuar 7 prill 2014 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te pare te PriFest.
  11. ^ a b http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Hapet edicioni i trete i PriFest.
  12. ^ http://www.prifilmfest.org/english/prifilmforum.html Arkivuar 15 prill 2013 tek Archive.today, Forumi i PriFilmFest.
  13. ^ http://www.prifilmfest.org/english/ Arkivuar 18 maj 2012 tek Wayback Machine, Cmimet e edicionit te trete te PriFest.
  14. ^ http://www.prifest.org/2012/?id=10&l=sq[lidhje e vdekur], Juria e edicionit te katert te PriFest.
  15. ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=138&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Filmat premiere te edicionit te gjashte ne PriFest.
  16. ^ http://www.prifest.org/?id=3&n=139&l=sq Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine, Kategorite e reja te cmimeve ne PriFest.