Jump to content

Shtypi 3D

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Printimi 3D)

Printimi 3D është një teknologji që po përhapet gjithmonë e më shumë ditët e sotme. Përmes tij mund të printoni objekte tre përmasore në shtëpinë tuaj. Prej vitesh printimi 3D ka qenë një temë mjaft e përfolur, duke filluar nga artikujt e mediave të teknologjisë e deri tek konferencat e bisedat në TED. Por si funksionon vërtet printimi 3D dhe çfarë mund të sjellë për ne?

Si funksionon printimi 3D

Fillimisht, duhet të dizajnoni objektin. Objektet dy përmasore nuk ju hyjnë në punë pasi printimi 3D kërkon një model “të fortë, pra një lloj protopi virtual. Mund t’ju duhen edhe lloje të ndryshme materialesh, si plastika, goma, metali apo letra, të gjitha në varësi të objektit përfundimtar që do të krijohet.

Se si del një objekt nga printeri 3D, kjo varet nga një model në tjetrin. Imagjinoni një printer me bojë – por, në vend të bojës, printeri 3D përdor materialet e përmendura më lart. Dhe në vend që të printojë në vetëm dy drejtime, ai printon në tre. Printimi i një objekti tre përmasor kërkon më tepër kohë sesa thjesht printimi i një dokumenti – madje, mund të duhen orë ndoshta edhe ditë për ta përfunduar objektin.

E ardhmja e printimit 3D

Printimi 3D mund të jetë teknologjia më revolucionarizuese që ka krijuar njeriu në aspektin e krijimit të objekteve. Për shembull, NASA mund t’i dërgojë në Mars astronautët me një printer 3D. Prej atje ata mund të printojnë gjithçka që u duhet. Doktorët mund të printojnë organe për një person që ka nevojë për transplant. E njëjta gjë mund të bëhet edhe me mishin, për të zgjidhur problemin e urisë në botë. Janë të gjitha të mundshme me printimin 3D dhe të gjitha mund të ndodhin në një të ardhme të afërt. Printerët 3D gjenden tashmë në treg.

Rreziqet e printimit 3D

Një nga problemet më të mëdha që diskutohet në lidhje me printimin 3D janë prodhimi i armëve. Printimi 3D ngre edhe çështje në lidhje me pronën intelektuale pasi njerëzit mund të kopjojnë gjithçka përfshi makinat, kompjuterët, mobilet dhe në përgjithësi produktet që kanë patentë.

Por, në fund të fundit, printimi 3D është një prej atyre teknologjive që ngre shumë probleme ligjore dhe çështje sigurie, të cilat janë ende të paimagjinueshme nga ne. Dhe, ashtu si interneti, edhe ai mund të bëjë progres të jashtëzakonshëm e shumë më të shpejtë se ligjet.