Profarma Sh.a (Shqipëri)
Lloji | Shoqëri Aksionere |
---|---|
Industria | Prodhime Farmaceutike |
Themeluar në | 1948 |
Zyrat qendrore | Tirana, Albania |
Zona e shërbimit | Shqipëri, Kosovë, Maqendoni |
Prodhimi | Produkte farmaceutike xhenerike |
Numri i punëtorëve | 200-300 |
Faqja e internetit | www.profarma.al |
Profarma Sh.a është e vetmja kompani farmaceutike shqipfolëse, e cila ka një histori 67 vjeçare të kujdesit ndaj shëndetit.
Profarma është pjesë e grupit Dermapharm AG. Dermapharm është një kompani dinamike e themeluar në 1991 dhe që prej vitit 1998 e ka qendrën e vet pranë lokalitetit Grünwald, Bavaria, në afërsi të Mynihut. Në fillimet e saj kompania u përqëndrua në prodhimin dhe tregtimin e barnave cilësore dhe veçanërisht ato në fushën dermatologjike dhe anti-alegjike. Shumë shpejt ajo u shndërrua në një partner të besueshëm për pacientët, mjekët dhe farmacistët, karakteristikë që ajo e ruan dhe e forcon akoma sot.
Në vazhdim, falë punës dhe investimeve, ajo u rrit dhe u shndërrua në një Grup kompanish të mesme dhe të vogla, me në qendër kompaninë mëmë Dermapharm. Sot grupi i kompanive Dermapharm AG prodhon dhe tregton një gamë të gjerë produktesh farmaceutike komplementare.
Zemrën e kompanisë e përbëjnë fabrikat moderne dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare. Produktet e saj marrin jetë dhe zhvillohen, duke na ardhur si një produkt i suksesshëm dhe i çertifikuar "Made in Germany"; pjesë e së cilës është edhe kompania Profarma.