Projekti i lirë
Projekti i lirë është një ndërmarrje e personave apo grupeve shoqërore për krijiin e një veprimtarie apo ndonjë sendi me qëllim shërbimi dhe zhvillimit të shoqërisë.
Këto projekte nisen nga personi apo grupi dhe varësisht nga efekti i tyre në shoqëri ndihmohen nga individët e shoqërisë me qëllim afirmimi të veprimtarive të tyre në shoqërin pjesë e së cilës janë apo qëllime të thjeshta përhapja e njohurive që kanë brenda rregullave të krijuara nga ata në atë projekt.
Projektze të tilla në jetën e përditëshme nxiten nga shoqata humanitare apo shtetrore e fetare me qëllim ndihmimi të zhvillimit të kolektive shoqërore. Një formë e tillë e projekteve të lira për përdorim të gjerë të njohurive njerzore nga lëmi të ndryhme janë edhe projektet e ndërmarra në rrjetin e informatave të quajtur internet, ku përdorusit e rrjetit kanë mundësi që të ndihmojnë me diturit e tyre apo vlera materiale për mbullimin e shpenzimeve apo afirmimin e projektit.
Zakonisht materialet nga këto projekte janë të lira për përdorim të gjërë dhe zhvillim të më tutjeshëm pa kundërvlerë materiale por me disa rregulla mbi përdorimin e materialit të huazuar i cili sipas rregullave edhe mund të zhvillohet dhe të ndryshohet më tejë në shërbim të shoqërisë. Zakonisht rregullat e përdorimit janë të lidhura ngusht me citimin e burimit të materialit të marrë për bazë, por ka edhe rregulla tjera që saktësojnë metodën, qëllimin dhe dedikimin e përdorimit të materialit të huazuar.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |