Jump to content

Protagora

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Protagora lindi në Abder të Thrakisë nga viti 480 p.e.s. Njihet si sofisti i përkryer si dhe relativist e skeptik. Udhtoi shum, nga qyteti në qytet ku ligjëronte të pasurve si të mbrojnë çdo tezë, çfarë do qoftë ajo si dhe si ti kundërvihen të njejtës tezë. Vizitoi edhe Athinën, u largua dhe përsëri u këthye aty nga viti 431. Besohet se këtu është ngritur padi kundër tij pasiqë mohoi perenditë. Në të vërtetë Protagora nuk është ateist si që pretendohet të paraqitet nga disa studjues. Ai këtu shpreh më tepër paftësine e njeriut të kohës për të ditur dhe kuptuar çjanë perënditë... Sidoqoftë, ai iku para procesit dhe duke lundruar për në Sicili anija u fundos... Duhet vënë re se kjo është më tepër gojëdhanë se një e vërtetë, e më poshtë do të parashtrojmë disa variante më të afërta me të vërtetat historike rreth këtij procesi.

Pasi vizitoi pës të disatën herë Athinën, aty edhe publikoi traktatin mbi perenditë që shkaktoi tronditje dhe që pasoi me procesin aq të përfolur. « Mbi perënditë une as nuk mund të dis a egzistojnë e as se nuk egzistojnë ; pasiqë shum pengesa pamundësojnë ta dijmë këtë, errësira e pyetjes dhe shkurtësia e jetës së njeriut. »

Shumë shekuj. Kërcënimi për mbajtje të procesit nuk u vëndua në dyshim. Vetëm nga gjusma e qindveçarit të XX historianët filluen ta gjykojnë një qëndrim të tillë duke e quajtur të pastudjuar mirë dhe naif. Në fillim do të ndalem në një kronologji kohore për të lëvizur në periudhë më të vonshme procesin eventual. Protagora ishte mik i Perikleut dhe ai e angazhoi ti krijoj ligjet e Turioit. Kjo daton nga viti 443 që njiherit e vonon ndjekjen e diku gjer nga vitet 418-415.

Mbi të tjera duhet të dijmë se gjithashtu se burimet janë pak të besueshme kur të kemi parasyshë se athinasit e ndoqën nga qyteti me dekret të sjellur n¨èe proces, kurse të tjera burime thone se ai iku para procesit.

Mëtej dyshimet mbi këtë vijnë edhe nga fakti se gjatë kohë është heshtur për këtë ngjarje. Ndoshta nga ajo se Protagora nuk pati nxënës të kalibrit të nxënësve të Sokratit për të evidentuar një gjë të tillë si që bërë Platoni dhe Tucididhi për mësusin e tyre. Mëtej mendohet gjithashtu se heshtja e procesit vjen edhe nga fakti se Protagora ishte vetëm një i huaj në Athinë !? Ndoshta heshtja është frut i mendimit të asaj kohe se kjo ngjarje nuk pati rëndësi për historinë dhe askush nuk mori mundimin të shkruaj pasiqë në këtë kohë vëndin kyq të interesave e zë Lufta e Peloponezit.

Heshtja ndërpritet nga Aristoteli një shekull më vonë. Ai përmend procesin dhe jep emrin e akuzuesit që në të vërtet është edhe prova më e fortë se ngjarja ka ndodhur.

Sa i përket shkatërrimit të librave faktet janë më të moçme se datojnë nga fillimi i shekullit III p.e.s. Filozofi skeptik Timoni thot se « kanë dashur ti asgjësojnë në hi veprat pasiqë kishte shkruajtur se nuk dinte dhe nuk mundeshte kuptoj si janë dhe kush janë perënditë. »

Nga « Koha Romake », në shekullin e parë p.e.s., Ciceroni e përmend djegjen si një gjë « reale ».

Sido që të jetë unë, për të përfunduar do të them se krejtë procesi egzistoi apo jo, nuk është edhe aq i rëndësishëm sa që është i këndshëm fakti se sofizmi i Protagorës që qe shpesh i përbuzur si nga Sokrati, Platoni e gjer më sot, nuk u ndal asnjëherë të ngrej debate që janë më sofizëm se sofizmi i Protagorës e për më tepër, kur vetë kundërsofistët për të thënë të vërtetën e tyre mbi këtë ngjarje, kaplohen nga sofizmi Protagorian. Dhuratë më të madhe as që nuk ka paramenduar Protagora…