Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Protestant)
Jump to navigation Jump to search
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ose VUSH

14 nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me një grup atdhetaresh Ungjillore ku ndër te tjerë vlen te përmendim edhe kontributin e atdhetarit Petro Nini Luarasin, themelojnë "Vëllazërinë UNGJILLORE". Synimi i tyre ishte i trefishte : 1) përhapja e Ungjillit në Shqipëri ; 2) botimi i letërsisë shqipe ; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.

Me 1908 Ungjilloret morën pjesë aktivisht në organizimin dhe punimet e Kongresit te Manastirit.

Në mes te persekutimeve, paragjykimeve, ckisherimeve, pengesave nga Porta e Larte, ungjilloret punuan aktivisht jo vetëm për përhapjen e mesazhit te Ungjillit por edhe për përhapjen e gjuhës, letërsisë e shkollave shqipe. Komuniteti i Krishtere Ungjillor vazhdoi te gëzonte një rritje te palëkundur dhe në vitin 1940 krenohej me një anëtarësi prej disa qindra vetesh.

Gjate regjimit Komunist ungjilloret pësuan persekutime dhe me ardhjene demokracisë kishin mbetur rreth pese burra besimtare nga Kisha e Korçës e kohës se paraluftës.

Me ardhjen e demokracisë në vitin 1992, VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË rinis veprimtarinë e saj, në vazhdim te punës dhe veprës se te krishterëve shqiptare te shekujve te pare dhe te atdhetareve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi, Grigor Cilka, Kristo Dako etj. Sot Komuniteti Ungjillor është shtrire përmes kishave te veta në çdo qytet te Shqipërisë dhe vazhdon te japë kontributin e tij jo vetëm në transformimin shpirtëror te Shqiptareve por edhe në çdo fushe te jetës se vendit. Ky kontribut përkthehet në hapje shkollash, kopshtesh, kursesh profesionale, shtëpi fëmijësh, azile, qendra shëndetësore e klinika, projekte sociale për fëmije, te varfër, pensioniste, te burgosur etj.

Te krishterët ungjillore i gjen në çdo fushe te jetës se vendit si qytetare dhe shtetas te devotshëm e te ndershëm. Ata besojnë se mesazhi i Ungjillit mund te transformoje pozitivisht jetën e një individi, te një familjeje, te një komuniteti dhe te krejt shqiptareve. Qe na 22 nëntor i vitit 2010 VËLLAZËRIA UNGJILLORE E Shqipërisë mori statusin e Bashkësisë Fetare duke u bere kështu komuniteti i peste fetar i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar.

Kryetar i Bashkësisë Fetare VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË është Pastor Ali KURTI.

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

  • VUSH

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]