Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë

Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë ose VUSH

14 nëntor 1892, Gjerasim Qiriazi me një grup atdhetaresh Ungjillore ku ndër te tjerë vlen te përmendim edhe kontributin e atdhetarit Petro Nini Luarasin, themelojnë "Vëllazërinë UNGJILLORE". Synimi i tyre ishte i trefishte : 1) përhapja e Ungjillit në Shqipëri ; 2) botimi i letërsisë shqipe ; 3) hapja dhe drejtimi i shkollave shqipe.

Me 1908 Ungjilloret morën pjesë aktivisht në organizimin dhe punimet e Kongresit te Manastirit.

Në mes te persekutimeve, paragjykimeve, ckisherimeve, pengesave nga Porta e Larte, ungjilloret punuan aktivisht jo vetëm për përhapjen e mesazhit te Ungjillit por edhe për përhapjen e gjuhës, letërsisë e shkollave shqipe. Komuniteti i Krishtere Ungjillor vazhdoi te gëzonte një rritje te palëkundur dhe në vitin 1940 krenohej me një anëtarësi prej disa qindra vetesh.

Gjate regjimit Komunist ungjilloret pësuan persekutime dhe me ardhjene demokracisë kishin mbetur rreth pese burra besimtare nga Kisha e Korçës e kohës se paraluftës.

Me ardhjen e demokracisë në vitin 1992, VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË rinis veprimtarinë e saj, në vazhdim te punës dhe veprës se te krishterëve shqiptare te shekujve te pare dhe te atdhetareve Ungjillore si Gjerasim Qiriazi, Grigor Cilka, Kristo Dako etj. Sot Komuniteti Ungjillor është shtrire përmes kishave te veta në çdo qytet te Shqipërisë dhe vazhdon te japë kontributin e tij jo vetëm në transformimin shpirtëror te Shqiptareve por edhe në çdo fushe te jetës se vendit. Ky kontribut përkthehet në hapje shkollash, kopshtesh, kursesh profesionale, shtëpi fëmijësh, azile, qendra shëndetësore e klinika, projekte sociale për fëmije, te varfër, pensioniste, te burgosur etj.

Te krishterët ungjillore i gjen në çdo fushe te jetës se vendit si qytetare dhe shtetas te devotshëm e te ndershëm. Ata besojnë se mesazhi i Ungjillit mund te transformoje pozitivisht jetën e një individi, te një familjeje, te një komuniteti dhe te krejt shqiptareve. Qe na 22 nëntor i vitit 2010 VËLLAZËRIA UNGJILLORE E Shqipërisë mori statusin e Bashkësisë Fetare duke u bere kështu komuniteti i peste fetar i njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar.

Kryetar i Bashkësisë Fetare VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË është Pastor Ylli Doci, PH.D.

Sekretari i Përgjithshëm i Bashkësisë Fetare VËLLAZËRIA UNGJILLORE E SHQIPËRISË është Pastor Ergest Biti.

Historia e Kishes Ungjillore ne Shqiperi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 1819, Shoqëria dha 300 stërlina angleze për përkthimin e Dhiatës së Re në shqip dhe Dr. Vangjel Meksi u caktua si përkthyes. Por Dr. Meksi vdiq pa e përfunduar të gjithë projektin. Puna redaktuese iu caktua arqipeshkvit Grigor Gjirokastriti, dhe më 1824 u botua ungjilli i Mateut.

Më 1827 botohen katër ungjijtë në Korfuz. Një vit më vonë u botua gjithë Dhiata e Re paralelisht si tekst edhe në gjuhën greke. Po në vitin 1828, Pinkertoni i shkruan edhe një letër tjetër Shoqërisë që të përkthehen në shqip psalmet. Ndihmesë të madhe në këtë shërbesë botimesh dha Aleksandër Thomson, i cili erdhi vetë në Shqipëri në vitin 1863 dhe vuri re mungesën e misionarëve e të kishave ungjillore.

Në vitin 1864, Shoqëria Biblike Britanike dhe e Huaj arriti të punësojë Kristoforidhin, i cili kishte kryer Kolegjin Protestant në Maltë. Më 1865 erdhën dy anglezë (njëri në Janinë e tjetri në Shkodër) për të përhapur ungjillin si shitës shëtitës, dhe misionari që ishte në Shkodër, vjen edhe në Pejë, Prizren, Prishtinë etj. Më vonë pati edhe shitës të tjerë, dhe shitësit ishin misionarët e vetëm deri në vitin 1873.

Kristoforidhi përkthen gjithë Dhiatën e Re prej greqishtes në vitin 1866 (edhe sot e kësaj dite përkthimi i Kristoforishit mbetet përkthimi më i mirë në shqip). Dhiata e Re botohet në dy dialekte, kurse më 1880 botohen edhe disa libra të Dhiatës së Vjetër.

Botime të tilla të fjalës së Perëndisë në gjuhën shqipe u kryen në mes të një atmosfere persekucioni dhe rreziku. Porta e Lartë disa herë i burgosi njerëzit e librave, pengoi dhe ndaloi botimin e tyre, i dogji librat, etj. Por anglezët ishin këmbëngulës si në botimin e Dhiatës së Re, ashtu edhe në përhapjen e librave.

Viti 1873 është një vit i rëndësishëm në historinë e krishtërimit protestant në Shqipëri. Në këtë vit, vijnë për herë të parë në Shqipëri tre misionarë amerikanë: Xh. Berd, Xh. Marsh dhe Xh. Hauz. Ata vendosen në Manastir dhe tre vjet më vonë, në vitin 1876, frytet e para të kishës së parë protestante ungjillore shqiptare vihen re mes shqiptarëve të Manastirit. Dy shqiptarët e parë që u bënë protestantë më 1876 ishin Nikolla dhe Dhimitri nga Manastiri.

Në vitin 1877 Gjerasim Qiriazi lë fenë ortodokse dhe pranon protestantizmin. Një vit më vonë, Qiriazi shkon në Seminarin Amerikan të Samakovës në Bullgari. Pas mbarimit të studimeve biblike në vitin 1882, Qiriazi punon fuqimisht për ungjillin. Puna e tij ishte e përqëndruar më shumë në Korçë, por ai shkoi edhe në kishën ungjillore të Prishtinës, në të cilën shërbente një pastor bullgar.

Më 1884 Qiriazi mbajti shërbesën e parë ungjillore në gjuhën shqipe në Kishën Ungjillore në Selanik. Po në këtë vit, Qiriazi bëhet përgjegjës për shpërndarjen e literaturës ungjillore në shqip.

Prej vitit 1886, numri i shëtitësve shqiptarë filloi të shtohej gjithnjë e më shumë, por, në të njëjtën kohë, edhe antagonizmi ndaj punës ungjillore rritej. Porta e Lartë, Kisha katolike, Kisha Ortodokse, myslimanët dhe analfabetizmi ishin disa nga pengesat, me të cilat ballafaqoheshin besimtarët shqiptarë të kësaj kohe.

Në vitin 1890 Qiriazi shugurohet "predikues i popullit shqiptar".

Për dy vjet me rradhë, deri më 1892-shin, Qiriazi së bashku me motrat e tij dhe ungjillorë të tjerë themeloi në Korçë pesë "institucione": Shkollën e të Dielës, Shkollën e parë për Vajza, Kishën Ungjillore, Shoqatën ungjillore-letrare "Vëllazëria Ungjillore", si dhe gazetën "Letra e vëllazërisë" (e para që u shtyp në shqip në Shqipëri). Në dimrin e vitit 1893 Qiriazi u zu peng nga kaçakët për gjashtë muaj dhe si pasojë e kësaj, vdiq në janar të vitit 1894. Vdekja e tij ishte humbja më e madhe e gjithë lëvizjes ungjillore shqiptare.

Por ungjillorët shqiptarë nuk e braktisën besimin e tyre, edhe pse sfidat ndaj këtij besimi ishin të mëdha. Në fillim të shek.XX, misionarë të tjerë erdhën në Shqipëri, mes të cilëve shquheshin çifti Kenedi, Edwin Jasques, etj., të cilët ndihmuan në themelimin e  Misionit Ungjillor Shqiptar më 1922. Por në vitin 1933, me urdhërin e Mbretit Zog u mbyllën dhe u ndalua gjithë veprimtaria shkollore ungjillore e Korçës. E megjithatë, gjatë kësaj periudhe e në vazhdim, prej vitit 1937-1939, kisha e Korçës përjetoi një rritje shumë të madhe dhe si pasojë, vazhdoi të funksiononte deri në vitin 1940, kur u shpërnda nga fashistët italianë.

Përsa i përket kishave të tjera ungjillore shqiptare, fatkeqësisht, nuk ka shënime të regjistruara apo të arkivuara gjëkund. Në Kosovë, sipas të dhënave, dihet se kishte dy kisha ungjillore në Prishtinë: njëra ishte në funksionim deri në vitin 1943, dhe tjetra ishte një kishë metodiste deri në fillim të viteve '60 me qendër përballë Kuvendit të Prishtinës. Në Prishtinë është i njohur po ashtu edhe mikrotoponimi: "vorret e evangjelistëve". Ka dëshmi edhe për takime lutjeje të një grupi ungjillor në Shkollën "Sami Frashëri" gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri në vitin 1949.

Figura të ndryshme, që janë shprehur në favor të krishterimit protestant tek shqiptarët ose që e kanë ndihmuar përhapjen e këtij krishtërimi me autoritetin dhe pasuritë e tyre kanë qenë: Elena Gjika, Asdreni, Faik Konica, Naim Frashëri, Fan S. Noli, Nikolla Naço, Pandeli Sotiri, Sami Frashëri, Mihal Grameno, Kristo Dako, Mid’hat Frashëri, etj. Figura kombëtare që u ç’kishëruan nga Kisha greke për shkak të bindjeve të tyre fetare dhe kombëtare kanë qenë: Vangjel Meksi, Grigor Gjirokastri, Panajot Kapitari, Naum Veqilharxhi, Koto Hoxhi, Nikollë Naço, Gjerasim Qiriazi, Gjergj Qiriazi, Grigor Cilka, Petro Nini Laurasi, K. Kristoforidhi, Thanas Sina, Kristo Shuli, Sevasti Qiriazi, etj.

Karakteristika kryesore e ungjillorëve shqiptarë ishte vizioni i tyre rilindës për Shqipërinë, d.m.th. themelimi i shkollave dhe botimi e përhapja e librave në shqip. Një vizion i tillë gjeti përkrahjen e të gjithëve. Sot ndoshta ende nuk do të kishim një alphabet në gjuhën shqipe, pa rolin dhe kontributin, që luajtën ungjillorët shqiptarë në Kongresin e Manastirit në vitin 1908 (shiko Roli kombëtar i kishës protestante në bërjen e Alfabetit shqip: HISTORIA E PANJOHUR E KONGRESIT Të MANASTIRIT). Kredoja e veprimtarisë së tyre ungjillore ishte: Miq për Perëndinë, Dritë për popullin, Uratë për mëmëdhenë!

Ngjarje dhe fakte[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kongresi i Manastirit, i njohur ndryshe edhe me emrin “Kongresi i Alfabetit”, është një nga ngjarjet më të shënuara të kulturës shqiptare. Merita më e madhe e Kongresit të Manastirit qëndron në faktin se ai bëri të mundur që, më në fund, pas shumë përpjekjeve historike, shqiptarët të përdornin një alfabet të vetëm, që reflektonte identitetin e tyre kombëtar: një alfabet jo me shkronja arabe, as turke, apo greke, por me shkronja shqipe (d.m.th. me shkronja latine, evropiane).

Patriotët shqiptarë, që meritojnë të përmenden për rolin e tyre të rëndësishëm në Kongresin e Manastirit janë ata, që Mihal Gramenoja i quan "foleja kombëtare" me qendër në Korçë. Në krye të kësaj “foleje” gjendej fillimisht Gjerasim Qiriazi (shiko  Biografia e Gjerasim Qiriazit), pastaj Gjergj Qiriazi, dhe Parashqevi Qiriazi. Anëtarët e kësaj “foleje” ishin themelues dhe drejtues të këtyre institucioneve: Kisha Ungjillore Korçë, më 1891; Shkolla e të Dielës, më 1891(si pjesë e Kishës Ungjillore të Korçës); Shkolla e Vajzave, më 1891 (shkollë laike, që udhëhiqej kryesisht nga Sevasti Qiriazi); Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, më 1892 (shoqëri ungjillore dhe letrare); Letra e Vëllazërisë, më 1892 (gazetë) dhe Ylli i Mëngjesit (shoqatë e grave).

Është për t’u theksuar këtu vlera shoqërore dhe kombëtare e Kishës Protestante Ungjillore Shqiptare në themelimin e alfabetit në gjuhën shqipe. Gjatë kohës së Rilindjes Kombëtare, në Shqipëri ishin dy qendra protestante shqiptare: Korça dhe Manastiri. Ishin pikërisht protestantët shqiptarë ata, që dolën hapur në Korçë në vitin 1891, edhe pse prania e tyre ishte shfaqur në Manastir qysh prej vitit 1887. Ata guxuan të hapin kisha, të predikojnë, të luten dhe të këndojnë në shqip. Guxuan të hapin shkolla, si edhe të shkruanin dhe të botonin libra në gjuhën shqipe. Ishin pikërisht këta intelektualë shqiptarë, që ofruan frymën dhe gjakun e tyre për të themeluar alfabetin shqip.

Kongresi nuk do të kishte patur kurrë suksesin që pati, pa ndihmën e klubit "Bashkimi" të Manastirit, i cili u drejtua për shumë kohë nga Gjergj Qiriazi si nënkryetar. Komisioni i Punës së Alfabetit i kreu punimet e tij pikërisht në shtëpinë e Gjergjit. Gjergji ishte nënkryetar i Kongresit dhe anëtar i Komisionit. Ai ishte përfaqësues i Shoqërisë Biblike Britanike. Protestantë të tjerë, që ishin të përfshirë në udhëheqjen e Kongresit të Alfabetit ishin: Grigor Cilka, nënkryetar i Komisionit; Parashqevi Qiriazi, sekretare e Komisionit të ABC-së; Kristo Dako, pjesëmarrës; Fineas Kenedi, vëzhguese (e vetmja amerikane, që mori pjesë në Kongres); Fillomena Bonati, vëzhguese etj. Në Kongres morën pjesë 150 delegatë, nga të cilët mbi 35 ishin shqiptarë protestantë, kurse të tjerët ishin shqiptarë myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

Kongresi mori vendim për të hapur shtypshkronjën e vet dhe Gjergj Qiriazi u caktua drejtor i saj. Kjo ishte shtypshkronja e parë shqiptare, e cila u bë shumë e njohur kudo ndër shqiptarët, por u mbyll më vonë nga turqit.

Për kontributin e madh kombëtar, që kishte dhënë "foleja kombëtare", me rastin e 40-vjetorit të veprimtarisë së saj, më 2 korrik 1931, në Kamëz, Mbreti Zog dhe Nëna Mbretëreshë e dekoruan atë me çmim të lartë. Kjo fole kombëtare, gjatë kësaj kohe, zyrtarisht njihej me emrin: "Instituti Qiriazi" (Instituti Kyrias).