Protokolli i Kiotos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Protokolli i Kiotos (ang.: Kyoto Protocol, lexo:Kioto Protokol) është term që përdoret për t'iu referuar një kompromisi që u arrit në Kyoto të Japonisë në dhjetor të vitit 1997 mbi reduktimit e gazit të serave.

Në Kyoto 38 vende të industrializuara ranë dakord në një marrëveshje detyruese që në vitin 2012 të reduktonin emisionet e gazrave të serave në nivelin e vitit 1990. Qëllimi i Protokolli te Kyotos është : Vendosja e kufijve ne sasinë e CO2 që mund te emetoje çdo vend.

Gjate 100 vjetëve te fundit, ne kemi emetuar në atmosfere gaze te efektit sere me një shpejtësi më të madhe se ajo që do të duhej për ti eliminuar ato në mënyre natyrale. Efekti sere që për miliona vjet ishte një bekim për Token, duket të jete shndërruar në një rrezik serioz për Token gjate shekullit te fundit për shkak te aktivitetit njerëzor.

Ne mund të shohim shenjat e para te ndryshimit ne ciklin e ujit. Ngjarje te tilla mund te shkaktojnë përmbytje, erozione, dhe ndoshta humbje humbjen e jetës. Sidoqoftë, në disa drejtime të tjera rritja e avullimit çon në thatësire sepse shirat e bollshëm bien diku tjetër.

Skeda: