Jump to content

Protokolli i Kiotos

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Protokolli i Kjotos)

Protokolli i Kiotos (ang.: Kyoto Protocol, lexo: Kioto Protokol) është term që përdoret për t'iu referuar një kompromisi që u arrit në Kyoto të Japonisë në dhjetor të vitit 1997 mbi reduktimit e gazit të serave.

Në Kyoto 38 vende të industrializuara ranë dakord në një marrëveshje detyruese që në vitin 2012 të reduktonin emisionet e gazrave të serave në nivelin e vitit 1990. Qëllimi i Protokolli te Kyotos është : Vendosja e kufijve ne sasinë e CO2 që mund te emetoje çdo vend.

Gjate 100 vjetëve te fundit, ne kemi emetuar në atmosfere gaze te efektit sere me një shpejtësi më të madhe se ajo që do të duhej për ti eliminuar ato në mënyre natyrale. Efekti sere që për miliona vjet ishte një bekim për Token, duket të jete shndërruar në një rrezik serioz për Token gjate shekullit te fundit për shkak te aktivitetit njerëzor.

Ne mund të shohim shenjat e para te ndryshimit ne ciklin e ujit. Ngjarje te tilla mund te shkaktojnë përmbytje, erozione, dhe ndoshta humbje humbjen e jetës. Sidoqoftë, në disa drejtime të tjera rritja e avullimit çon në thatësire sepse shirat e bollshëm bien diku tjetër.

Politikat për ruajtjen e mjedisit çuan në miratimin e Protokollit të Kiotos, që hyri ne fuqi në vitin 2005. Sot ky protokoll është njohur dhe miratuar nga 191 vende te botës, një nga të cilat është edhe Shqipëria. Në këtë protokoll u nënshkrua detyrimi i vendeve të industrializuara për të ndërmarrë politika zhvillimi, që synojnë mbrojtjen e mjedisit. Këto politika parashikojnë uljen e ndotësve atmosferikë, që krijojne efektin serre. Objektivi kryesor ishte që, brenda 7 vjetësh, të ulej ndjeshëm niveli i çlirimit të gazrave në atmosferë. Nëpërmjet këtij protokolli, vendet e industrializuara investojnë në vendet në zhvillim, duke eksportuar teknologji të pastër.

Në krahasim me vendet e tjera nënshkruese të këtij protokolli, Shqipëria nuk është ndotëse shumë e madhe e atmosferës. Kjo për shkak të shkallës jo të lartë të zhvillimit të saj industrial. Një nga ndotësit e mëdhenj të atmosferës në vendin tonë është djegia e karburantit tě makinave. Gazrat e makinave janë ndër shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit që thithin njerëzit në mushkëri. Këto gazra i gjejmë në nivele të larta jo vetëm në shtresat e ulëta të atmosferës, por edhe në ato më të larta. Kjo shkakton edhe ngrohjen globale.

Skeda: