Jump to content

Bajamet (fruti)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Prunus amygdalus)
Frutet e bajames

Bajamet (Prunus amygdalus) janë pemë frutore nga familja e trëndafilave (Rosaceae). Druri respektivisht pema arrin lartësinë 4-9 m me lule të bardha të kuqrremta dhe jep fruta me lëvozhgë të fortë të cilat gjithashtu quhen bajame. Origjina e kësaj bime është në Lindjen e Afërt ku kultivohej deri 3000 vjet para erës së re. Është e shpërndarë përgjatë brigjeve të Mesdheut. Ekzistojnë dy nënlloje kryesore njëri lloj është bajamja e hidhur me një aromë të mprehtë që përdoret në mjeksinë alternative si ilaç dhe bajamja e ëmbël e cila përdoret për ushqim dhe në industrinë e ëmbëlsirave (marzipani). Prodhimtaria botërore viti 2002 ishte 1.85 milion tonë (sipas FAO). Prodhuesit më të mëdhenj janë ShBA, Greqia, Irani, Italia dhe Marok.

Bajamja (bimë)