Jump to content

Pulla postale kosovare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Pullat postale kosovare kanë një rëndësi të veçantë, duke përfaqësuar jo vetëm shërbimin postar, por edhe identitetin kulturor e kombëtar të vendit. Emisioni i parë i pullave postare në Kosovë u lëshua më 15 mars 2000, me temën "Paqe", gjatë periudhës së administrimit nga Misioni i Kombeve të Bashkuara.

Pas shpalljes së pavarësisë në 2008, Posta e Kosovës ka vazhduar të prodhojë pulla postare që promovojnë trashëgiminë kulturore, natyrën, artin, shkencën dhe figurat historike të Kosovës.

Deri më sot janë emetuar 248 emisione me 615 pulla postare, përfshirë tema si Epopeja e UÇK-së, Nënë Tereza, trashëgimia arkeologjike dhe natyrore, si dhe figura të shquara kombëtare e ndërkombëtare si Ali Podrimja dhe Ernest Koliqi. Disa nga këto pulla kanë fituar njohje ndërkombëtare, si ajo për shenjtërimin e Nënë Terezës dhe seria "Mendo Gjelbër".

Këto pulla jo vetëm që janë vlerësuar nga koleksionistë ndërkombëtarë, por gjithashtu kanë kontribuar në përhapjen e njohurive për Kosovën në botë.

Pulla e parë shqiptare konsiderohet të jetë botuar në vitin 1913 nga posta e perandorisë otomane në Shqipëri.

Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta e Shqipërisë kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.