Punime artizanale
Punimet artizanale cilësohen një pasuri e çmuar që tregojnë vlerat, kulturën dhe identitetin e një vendit. Ndonëse për disa vjet u duk sikur kjo traditë u sfumua, sot brezat e rinj po mundohen të ruajnë traditën, përmes formave të saj të ndryshme ku ndërthuren motivet e së shkuarës me të tashmen. Punimet artizanale zakonissht shfaqin edhe karakteristikat e zonave të ndryshme gjeografike në të cilat ato krijohen. Artizanati, nga vetë fjalëformimi, tregon se ka të bëjë me mjeshëritë artistike, është diçka që bëhet a prodhohet me dorë e me mjete të thjeshta nga zejtarët, dhe që nuk prodhohet në fabrikë.
Punimet artizanale janë një vlerë historike e cila është përshtatur në të gjitha kohërat si në ato të hershmet edhe në kohët moderne. Është shprehur në forma shumë të ndryshme si, piktura, gdhëndja në dru, skulpturat, qëndisja, si dhe format e ndryshme të artit modern.
Llojet e punimit artizanal
Gdhendje punimit ne dru
Punimet artistike në dru konsistojnë në njësimin e letrës me drurini, gdhendjen e drurit, lyerjen me llak të imazhit të njëtrajtësuar me drurin, lyerjen me bojë të drurit dhe vendosjen e një mbajtëse në murë.
Gdhendje e punimit ne dru stili modern
Punimet artistike në dru konsistojnë në njësimin e letrës me drurin, gdhendja shume e lehtë e druri, lyerjen me llak të imazhit të njëtrajtësuar me drurin, lyerjen me bojë të drurit dhe vendosjen e një mbajtëse në murë. Bëhet një lloj kompozimi i një pamjeje në disa pjesë, në formën e një puzle.
Kuti druri
Kutia në dru për bizhuteri është punim artizanal i kohërave moderne Konsiston me formimin e kutisë me material druri dhe e cila kërkon një saktësi në prerjen e saj në mënyrë që të arrijë të marrë formën e nevojshme. Mjeshtëria tjetër e saj është tek zbukurimi, e cila kërkon një saktësi tek detajet e pamjes që do të marrë.
Punime thurje
Punimi me thurje është i kohërave modern dhe bëhet i gjithi me dore. Është punim që bëhet me nguljen e gozhdave në dru dhe thurjen me spango e cila ka nevojë për mjeshtërinë e saj të thurjes që pamja që do marrë të ketë një hijëshi.
Bizhuteri
Bizhuteri artizanale vathë, unaza, varëse, për meshkuj dhe femra. Bëhet me anë të një bashkimi me materiale të ndryshme, duke kaluar fijen e perit permes tyre. Mjeshtëria e saj është tek bërja e materialet që të jetë e përshtatshme që të kalohet peri, e cila kërkon përkujdesje si dhe aftësia për të kompozuar.
Statuja
Statujat punohen në kallëpë të ndryshëm dhe mund të përdoret materiale të ndryshme si allçia, alabaster. Veçantia e tyre qëndron tek procesi i lyerjes, e cila kërkon fokusim tek detajet. Kjo gjë bën që asnjë statujë të mos jetë identike as në formë dhe as në ngjyra.
Kompozimet dhe ide kreative
Janë punime të kohërave modern, të cilat bëhen me dorë me anë të kompozimeve me material të ndryshme që nuk përdorën pas konsumimit të tyre, që mund të jenë dërrasa, vazo, kavanozë, letra, litare, etj. Mjeshtëria e saj qëndron tek aftësia për të përshtatur materiale të ndryshme me njëra tjetrën, që të mund të shfaqet hijëshia e saj.
See also