Jump to content

Pupla

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pupla
Penda dhe pupla

Pupël (pupla) quhen pendët e vogla e të buta që mbulojnë trupin dhe pjesën e sipërme të këmbëve të shpendëve, (pendë të vogla). Puplat janë një formë e rritjes së lëkurës së zhvilluar te zogjët (shpendët) dhe është specifike vetëm për ato. Puplat janë një produkt i shtresës së rritjes së lëkurës, të ngjashme me luspat e zvarranikëve, me të cilat më së shumti ngjajnë morofologjikisht. Ato janë të përbëra nga keratina, proteinë e njëjtë me të cilën përbëhen flokët dhe thonjtë te njerëzit ose brirët tek kafshët tjera. Janë material i përshtatshëm për prodhimin e jastëkëve dhe jorganëve.