Qëndrim Gashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Qëndrim Gashi është Ambasador i Republikës së Kosovës ne Francë dhe një ish-profesor në Universitetin e Prishtinës UP në degën e matematikës.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi më 4 Qershor 1984 në Klinë e Kosovës. Që kur ishte i vogël, prindërit e tij Mirja dhe Reshiti ia mësuan numrat atij dhe ai shpejtë filloi të luante me ta ,lojë e cila i mahniste prindërit e tij.

Kur i mbushi 6 vjeq filloi shkollimin fillor në shkollën "Motrat Qiriazi". Për shumë fëmijë të fillosh një eksperiencë të re është e bezdisshme, por për Qëndrimin ishte një ndjenjë si kurrë më parë e sidomos kur kishte të bënte me lëndë e numrave-matematikën.

Me kalimin e kohës, shumë mësimdhënës po vëreni se Qëndrimi ishte një fenomen i pazakontë ndër nxënësit. Kur ai ishte në klasë të shtatë ai mori pjesë në garat e matematikës në Kosovë ku edhe mori vendin e parë, por ai nuk ndaloi me kaq, ai mori pjesë edhe në Olimpiadën e Plusit në Kërçovë të Maqedonisë ku edhe mori vendin e parë.

Organizatori i garave në Kosovë, prof. Ilaz Zogaj i propozoi Qëndrimit që gjatë klasës së tetë të mësonte nga librat e matematikës së shkollës së mesme dhe mbështetja e prof. Marjan Demajt bëri që propozimi të realizohej.

Qëndrimi shkollën fillore e kreu te "Motrat Qiriazi" ,kurse klasën e tetë e kreu në shkollën "Elena Gjika" në Prishtinë dhe më pas ndodhi diçka e jashtëzakonshme, ai pa kaluar fare në shkollën e mesme u regjistrua në Fakultetin e Matematikës në moshën 14 vjeçare.

Ai kishte shumë sfida si studenti më i ri në Universitetin e Prishtinës ,por ishte edhe më i suksesshmi. Ai kreu periudhën e studimeve pasdiplomatike në universitetin prestigjoz të Kembrixhit e vazhdon doktoraturën në Universitetin e Çikagos.

Ai kishte shumë vështirësi kur i bënte studimet në UP ashtu si studentët e tjerë, por falë ndihmës së profesorëve e tani më miqëve të tij ai ia doli mban.

Në korrik të vitit 2003, Universiteti Veror i Kosovës morën Qëndrimin për të ligjëruar në lëndën Hyrje në Topologjinë Algjebrike.[1]

Më vonë ai u martua me Jeta Abazin, e diplomuar në Shkenca Politike në Universitetin e Prishtinës, një ish-këshilltare për media në misionin e Bashkimit Evropian për monitorimin e zgjedhjeve.[2]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Lajme : Talenti i paparë ndër shqiptarët". Studentet.info. Marrë më 11 mars 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Martohet Qëndrim Gashi, profesori i jep fund beqarisë (foto)". Tiulli. Marrë më 11 mars 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)