Qamil Foniqi
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Qamil Foniqi u lind 24 janar 1950- tën në Llozicë-Përkorubë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Drenas, studjoi Letërsi- Gjuhë shqipe në Prishtinë. Punoi gazetar në Radio-Prishtinë 11-të vjet, në programin Informativ ku afirmoi kulturën dhe zhvillimin e saj në Kosovë. Ishte bashkërealizues i Emisionin për bashkëatdhetarët tanë jashtë atdhéut si kreator i rubrikës për fëmijë dhe rubrikave tjera afirmative. Në Radio Prishtinë gjithashtu ishte autor i emisionit Karvani i fshatit realizator, Reportazhi i radios’ dhe i emisionit Radio Posta, emisione këto të cilat degjoheshin me kërsheri nga degjuesit. Me shkrime filloi të merret që në rini. Skruan prozë dhe poezi kryesisht për të rritur. Shkrimet e tij i gjejmë të botuara në gazetën e studentëve Bota e Re, pastaj në Zëri i Rinisë, në revistën kulturore Fjala, në Jeta e Re, dhe Jehona që botohej në Shkup e revista tjera në rubrikat kulturore. Ai është shpërblyer disa herë në konkurse letrare në poezi dhe prozë. Me 1993-tën largohet nga Kosova dhe emigron në Holandë- Rotterdam ku edhe jeton me familjen.