Qarku i Jabllanicës
Qarku i Jabllanicës (serbisht: Јабланички округ/Jablanički okrug) është qarku në jug të Serbisë. Rrethi Jablanica sipas parallogaris së 2002-ës ka 255.011 banorë. Si qendër e rrethit është vendosur qyteti Leskovac.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Historia e krahinës shqiptare të Toplicës me regjionin e krijuar, ka shumë pak të përbashkët pasi që kufiri nuk është i ndryshem..
Historia shqiptare e rajonit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mungesë të dhënave pasi që pasardhësit e këtyre viseve ende nuk e kanë marrë veten edhe historia shqiptare e Toplicës është e mangët. Këtë mangësi e zbusin sado pak shënimet L. Popoviqit kur thotë se:
Derisa familjet shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në luginën e lumit të Moravës jugore, nëpër të ftohtë të madh, pran rrugës, nëpër grykën e Gurdulicës deri te Vranja dhe Kumanova , shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse saja ka pas pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të ënjtur dhe të fryrë si tupan, disa vdisnin atëherë kur tanët i ushqenin ose pas ngrënies.[1]
Ndërsa Hajredin Hoxha, shkruan: “ Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjes së ushtrisë serbe dhe malazeze në këto vise, në vitin 1912 u vranë 12777 shqiptarë”[2]
Struktura e popullsisë së rajonit 1912
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krahina Toplica ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuplës ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kan qenë shqiptarë e turq , rrethi i Kosanicës ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 turq e shqiptarë dhe afro 800 çerkezë.[3] “Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar të konfesionit mysliman.[4] Në Prokuplë me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe dhe 24 shtëpi turke.[5] Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe dhe 60 shtëpi rome” [6].
Njësit përbërëse
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qarku i Jabllanicës përbëhet nga gjashtë komuna dhe qendër e qarkut është qyteti Leskoc. Komunat përbërëse janë:
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas shënimeve zyrtare serbe qarku Jablanica ka 240.923 banorë nga të cilët: 225,092 Serbë, 9,900 Romë, 2,841 shqiptarë dhe pjesa tjetër përkatësi të ndryshme kombëtare. Dendësia mesatare e rrethit është diku 87 banorë për kilometër katrorë. Banorët e rrethit janë të shpërndarë në 7 qendra urbane dhe 329 vendbanime tjera.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si monument kulturor i këtij rrethi merret nekropoli romak në Mala Kopashnicë që nga shek. II, vendbanimi i vjetër bizantin (shek. VI) Iustiniana Prima, manastiri Jasunjski dedikuara së virgjrës ndërtuar më 1499. Po ashtu si objekt kulturor me vlerë merret edhe Kisha e Shën Gjergjit baptist nga shek. XVI.
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bartësit kryesorë të ekonomisë së rrethit janë: Industria e barnave dhe kemikaleve për shëndet, fabrika e plastecideve Pobeda, Tomako, fabrika e prodhimeve të mishit Mesakombinat,industria e tekstilit "Letex" industria kozmetike "Nevena"
Burim i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ L. Popoviqit në veprën “ Putovanje po novoj Srbiji ”
- ^ Hajredin Hoxha, në Temën e Disertacionit, Lubjanë, 1973, faqe 69,
- ^ Nikola P.Iliq “Oslobodjenje juzne Srbije” / citim
- ^ Vidosava Nikoliq - Stojanoviq , Leskovac i oslobodjeni predeli ” faqe 143 /citim
- ^ Të dhëna nga Jovan Haxhi Vasiljeviq
- ^ “ Arnautska Liga ”, Beograd, 1908, faqe 15