Qarqet e integruara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Lloj qarqi të integruar

Qarqet e integruara (shkurtimisht: QI) (anglisht: Integrated Circuits - IC ose chip) përbëhen prej një numri komponentësh elektronike që së bashku kryejnë një funksion të caktuar. Këto mund të jenë QI të thjeshta, që si rregull përbëhen nga një numër i vogël elementesh (deri në qindra), ndërsa qarqet më komplekse të integruara, si p.sh procesori i kompjuterit personal, që përmban me dhjetra miliona elemente.

Ideja për ndërtimin e QI ka filluar të bëhet realitet me zbulimin e transistorit që i ka madhësit miniaturale të rendit të mikrometrit. Në teknologjinë bashkohore, madhësit e elementëve të QI arrijnë në madhësi më të vogla së 100 [nm] nanometër. Qarqet elektronike, në kuadër të të cilave zënë vend edhe QI, sot kryesisht punohen në teknologjinë SMD (ang: Surface Mounted Device) me elementet të montuara në sipërfaqe të pllakës së qarkut elektronik.