Jump to content

Qazim Muska

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qazim Muska ka lindur në qytetin e Maliqit në 18 janar 1965. Shkollën fillore dhe atë mesme e kreu ne qytetin e lindjes. Më pas kreu studimet e larta në shkencat sociale në profilin e sociologjisë së punës dhe një master shkencor pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në degën “Studime letrare shqipe dhe antropologji kulturore”. Ka botuar në organe të ndryshme qysh në moshën gjimnaziste dhe ka fituar çmime letrare në konkurset e organizuara në pallatin e kulturës Ali Kelmendi në Korçë dhe nga shoqatat letrare krijuar pas rënies së rregjimit komunist.Ka botuar tregime dhe cikle poezish në shumë organe shtypi. Qazim Muska ka botuar disa libra artistikë në poezi dhe në prozë. Në poezi ka botuar “Mëkat të flesh dhe kur je zgjuar”, “Era s’fryn si më parë”, “Ende s’kemi ardhur” dhe " Bregu tjetër", ndërsa në prozë ka botuar romanet “I yni përballë” dhe “Kristos”. Aktualisht banon në Tiranë.