Jump to content

Qemajl Aliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

'Qemajl Aliu ka lindur më 19 shkurt 1983 në Shtime. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Në vitin 2009 u diplomua si Mjek i Përgjithshëm në Universitetin e Tiranës.

Në prill të vitit 2015 mbaroi Specilizimin dhe mori titullin “Specialist i Mjekësisë Interne”, pranë Universitetit të Tiranës, Qendra Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Ka punuar për rreth dy vite si Mjek i Përgjithshëm në Shtëpinë e Shëndetit në Shtime si dhe në Spitalin Rajonal të Ferizajit.

Në kuadër të zhvillimit profesional, ka ndjekur trajnime të specializuara në fushën e Mjekësisë Interne dhe Kardiologjisë brenda dhe jashtë vendit, si edhe ka punuar për më shume se dy vite si Specialist i Mjekësisë Interne në disa nga klinikat e mirënjohura në Gjermani si: Spitali “St. Martinus” në Dusseldorf si edhe në “MEDIAN Heinrich Mann Clinic”, Bad Liebenstein. Aktualisht punon si Specialist i Mjekësisë Interne në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ka qenë kryetar i rinisë shkollore në shkollën e mesme “Naim Frashëri” Shtime, në periudhën 1999-2001. Gjithashtu dhe themelues dhe koordinator i Qendrës rinore në Shtime në vitin 2002.

Që nga viti 2006 është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. Qemajl Aliu është një nga themeluesit dhe bashkëudhëheqësi Komitetit të Shëndetësisë në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE! që prej fillimeve të saj dhe anëtar i rregullt në vazhdimësi. Në vitin 2010 themeloi Qëndrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shtime, ishte kryetari kësaj qendre dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Drejtues në atë periudhë. Kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2010. Qemajl Aliu është i martuar dhe baba i një vajze.