Jump to content

Qemal Hoxha bir i shquar i Mezhgoranit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qemal Hoxha bir i shquar i Mezhgoranit është një monografi e jetës dhe veprimtarisë së Qemal Hoxhës si ushtarak i lartë me gradën kolonel në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë. Qemal Hoxha ishte veteran dhe invalid i LANÇ-it, i dekoruar me 16 medalje të luftës e punës nga presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë, si dhe i akorduar titullin e lartë "Krenaria e Qarkut", Gjirokastër. Libri është shkruar me rastin e 85-vjetorit të lindjes së tij më 16 gusht 2005 me autor Sadik Murraj, gazetar dhe publicist dhe Violeta Hoxha, e bija e Qemal Hoxhës. Konsulentë të librit janë Nina Hoxha Guga, Recensa Ymer Kaziu dhe Muharrem Nikollari.