Sadik Murraj
Sadik Murraj ka lindur në qershor të vitit 1943 në fshatin Mërtinj të krahinës së Dëshnicës në rrethin e Përmetit. Rrjedh nga një familje me tradita atdhetare. Mbasi kreu shkollën e mesme petakogjike vazhdoi shkollën e lartë ushtarake të aviacionit në Vlorë, të cilën e përfundoi me rezultate shumë të mira. Sadiku ka dhënë ndihmesë të çmuar për një kohë të gjatë si gazetar në organet e shtypit ushtarak "10 korriku", "Për Mbrojtjen e Atdheut" dhe "Luftëtari". Vitet e fundit, Sadiku është gazetar në "Kushtrim brezash" dhe kryeredaktor i gazetës "Përmeti". Përveç publicistikës është marrë edhe me krijimtari letrare. Ka botuar disa libra me tregime. Është redaktor i shumë librave artistikë, studimorë dhe monografi për persona dhe ngjarje të ndryshme. Midis tyre po përmendim se është bashkëautorë i monografisë "Qemal Hoxha bir i shquar i Mezhgoranit". Është një nga themeluesit e Shoqatës Atdhetare - Kulturore "Përmeti" dhe jep ndihmesë të çmuar në veprimtaritë që zhvillon kjo shoqatë. Gjithashtu është veprimtar i "Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it", i "Shoqatës së Dëshmorëve të Atdheut", i Shoqatës Atdhetare Kulturore "Dëshnica", dhe i Shoqatës Atdhetare-Kulturore-Shkencore Mbarëkombëtare "Ali Pashë Tepelena".
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Ali Rakip Manaj - vullneti që lartëson njeriun" libër me Autorë: Dr. Zihni Haskaj - historian, Bektash Zite - publicist.