Qemal Minxhozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Qemal Minxhozi.jpg

Qemal Minxhozi Datëlindja: 01.04.1953

Edukimi : Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Departamenti i Gjuhëve të huaja. 1972 – 1976.

Eksperience pune:

Qemal Minxhozi nga viti 1991 deri në vitin 2002 ka zhvilluar një aktivitet të gjerë bashkëpunimi midis organizmave shtetërorë dhe shoqërisë civile të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Danimarkës. Është hartues i disa projekteve bashkëpunimi midis dy vendeve në periudhën në fjalë. Nga viti 2002 deri 2005 ka qënë i ngarkuar me punë i përhershëm i Ambasadës se Republikës se Shqipërisë ne Danimarke. Z. Minxhozi ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, në periudhat 2005-2009 dhe 2009-2013. Gjatë kësaj kohe, gjithashtu, ka qënë edhe anëtar i Komisionit të Jashtëm të Kuvendit të Shqipërisë.

Që prej 13 mars 2014, Z. Minxhozi, mban postin e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.