Qerim Skënderaj
Qerim Skënderaj lindi në Ninesh të Mallakastrës më 12 mars 1949, ku kaloi fëmijërinë dhe mori mësimet e para. Pas vdekjes së të atit, ndërtoi një lidhje të fuqishme shpirtërore me mamanë e tij, duke e kthyer në muzën e tij frymëzuese, për shumë poezi. Në vitin 1963, shkon në Tiranë për të kryer studimet ushtarake dhe pas 7 vitesh merr titullin Oficer në Specialitetin e Artilierisë Kundërajrore.
U emërua më pas në kryeqytet, ku shërbeu për dy vite pranë Fushës së Aviacionit në Laprakë. Në vitin 1971, trasferohet në qytetin e Vlorës, ku njihet dhe dashurohet me Afërditën, duke krijuar familje, nga e cila erdhën në jetë katër djem. Ka shkruar për shtypin periodik të kohës, kryesisht atë ushtarak. Në vitin 1998, bashkë me një grup krijuesish, formuan Shoqatën e Shkrimtarëve "Petro Marko" dhe deri në vitin 2001, ka qenë kryetar i saj. Që nga ai vit u vendos në Pistoia të Italisë, bashkë me familjen. Ka shkruar mjaft libra në shqip dhe në gjuhën italiane.