Qeverisja
Qeverisja është tërësia e veprimeve logjike brenda një organi a subjekti në pajtueshmëri me vetitë e tyre dhe të rrethit, ku si organ e subjekt mund të jenë gjini të ndryshme organike në kuptimin biologjik dhe më gjerë. Në varësi nga veprimet e ndërmarra dhe zbatimi i tyre nga strukturat përbërëse të organit edhe pajtueshmëria e gjitha këtyre proceseve me rrethin realizojnë një qeverisje pozitive dhe negative.[1]
Në shkencat ekonomike, qeverisje (angl.: Governance) i referohet përshkrimit të rolit të personave që janë të autorizuar për mbikëqyrje, kontroll dhe drejtimin e një subjekti. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje zakonisht janë përgjegjës për të siguruar që subjekti i arrin objektivat e tij, raportimin financiar dhe raportimin në palët e interesuara. Ata që janë të ngarkuar me qeverisje përfshijnë menaxhimin vetëm, kur ai kryen funksione të tilla. Roli i qeverisjes qendrore është ta zhvillojë vendin. Qeveria qendrore ka mbi të gjitha përgjegjësitë e bërjes së politikave në nivel kombëtar.[2] Qeveria duhet:
- të harmonizojë lirinë e qytetarit me detyrën për të qeverisur;
- të fitojë respektin e qytetarëve dhe ta administrojë atë në mënyre efektive;
- të balancojë nevojat aktuale kundër të ardhmes së padëshirueshme;
- të veprojë në mënyrë të përgjegjshme;
- të nxitë interesat kombëtare.
Sistemi i qeverisjes shtetërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për shkak të mundësisë së “ngatërrimit” të termave, vlen që, në fillim të shqyrtimeve, të bëhet dallimi midis termave qeveri dhe qeverisje.
Ndryshe nga qeveria, qeverisja i referohet një kuptimi më të gjerë sesa qeveria. Qeverisja shtrihet në “tri hallka” ose degëzime, të cilat “janë të pranishme në të gjitha sistemet”.
Në teori, ndeshen disa përkufizime të qeverisjes. A. Lerneri, me qeverisje nënkupton “efektin në objektin, i cili e përmirëson funksionimin ose zhvillimin e tij, i cili është zgjidhur nga një numër më i madh efektesh të mundshme, në bazë të informacioneve që janë në dispozicion”. I njëjti autor, duke e përpunuar më thellë nocionin e qeverisjes, e përkufizon atë edhe si “proces i cili e bën të mundshëm që ai objekt (sistem) të ruhet, me gjithë ndryshimet e vazhdueshme të kushteve, ndikimeve të jashtme e të ngjashme”. Mjedisi bën ndikim të pandërprerë “në sistem”. E kundërta ndodh me qeverisjen. Ajo “i kundërvihet ndikimeve destruktive të mjedisit, ruan ose shton organizimin, siguron funksionimin dhe zhvillimin e sistemit ose riprodhimin e tij, megjithëse mjedisi në të cilin ekziston dhe ndikimet e tij ndryshojnë”.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për qeverisjen “në ndonjë sistem të caktuar”, nënkuptohen “një varg aksionesh me të cilat realizohet qëllimi i caktuar”. Shqyrtimet për qeverisjen kanë marrë përmasa të mëdha, qoftë në gjerësi, qoftë në thellësi, dhe përfshijnë elementet dhe çështjet që i referohen: së pari, organizimit të qeverisjes; së dyti, funksionimit të qeverisjes dhe, së treti, kontrollit të punës së organeve dhe organizatave në sistemin e qeverisjes. Të vështruara veç e veç dhe të gjitha bashkërisht, këto tri fusha të shqyrtimeve, në të vërtetë, për disa teoricienë kanë shërbyer si shkas që shqyrtimet mbi qeverisjen “t’i ngrenë” në shkallë të një disipline ose shkence, që është emërtuar si shkencë mbi qeverisjen. Ithtarët e këtij projekti nuk kanë “ndeshur në vështirësi” për të përcaktuar objektin e studimit të saj.
Format e qeverisjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Monarkia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbështetur në format e qeverisjes shtetërore, monarkia bënë pjesë në ndarjen e parë sipas formës se qeverisjes. Kjo ndarja bëhet sipas veçorive që kanë bartësit e pushtetit, mënyrës se ardhjes në pushtet, dhe për nga forma e qëndrimit të sundimtarit kundrejt qytetarëve. Në monarki është e njohur se mbreti ka pushtet te pakufishëm, të trasheguar dhe pa ndonjë pergjegjësi. Ai praktikisht identifikohet me qeverisjen dhe ligjin. Por, në shoqëritë e sotme bashkëkohore ka pak raste që mbreti ende ka një pushtet te plotëfuqishëm. Arabia Saudite, Jordania etj. janë disa vende ku ende mbreti identifikohet me pushtetin dhe ligjin. Përkundër kësaj forme tradicionale, ekzistojnë edhe monarki kushtetuese. Monarki kushtetuese ende ndeshen në Spanjë, Britani te Madhe etj. Në një formë të tillë monarkie pushteti i mbretit është simbolik, ngase ai si i tillë është përcaktuar edhe me kushtetutat e këtyre vendeve. Në shoqëritë e zhvilluara ku ekziston liria e shprehjes dhe e tregut, është vështirë të imagjinohet që tërë pushteti të përqendrohet në një njeri apo në një familje. Zhvillimi ekonomik, teknologjitë bashkëkohore, mendimi qytetar, mediat e lira etj. nuk mund të korrespondojnë më këtë formë qeverisje.
Diktuar nga nevoja për të riorganizuar sistemin e qeverisjes po edhe për të ruajtur elemente të tradistës historike qeverisëse, andaj kuptimi i sotëm bashkëkohorë i monarkisë mori elemente simbolike. Princërit dhe mbretërit europian janë vetëm modele formale, ngase ligjet i sjell parlamenti, ndërsa nënshkruan mbreti apo mbretëresha, sikur në rastin e Britanisë së Madhe, por nuk ka të drejtë t'i refuzoj ato ligje. Apo me rastin e Spanjës, mbreti nominon kryeministrin e partisë apo të koalicionit që fiton dhe me këtë misioni i tij në raport me pushtetin është i kryer. Është e natyrshme që aty ku ende ruhen forma të tilla monarkie, në shtetet e tilla nuk ka president dhe as nuk organizohen zgjedhje presidenciale. Pushteti ekzekutiv është i përqendruar në qeveri dhe kryeministri ka më shumë forcë vendimmarrjeje se sa në një qeveri me model presidencial.
Diktatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Diktatura dhe tirania kanë ekzistuar gjatë historisë dhe ekzistojnë edhe sot e kësaj dite në shoqëri dhe vende të ndryshme. Nuk duhet që në krye te shtetit të jetë një mbret, në mënyrë që të ketë një vend diktaturën. Po ajo që e cilëson ketë formë të ushtrimit te pushtetit është mosrespektimi i ligjeve ndërkombtare për liritë dhe të drejtat e njeriut pikësëpari dhe, njëherësh edhe ushtrimi i dhunës për të mbajtur gjendjen nën kontrollë të plotë,kete lloj te formes e ka ushtruar A.Hitler .
Tirania
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Edhe pse ndodh që në një shtet qytetarët kanë të drejtën e votës dhe shumica e tyre e ushtrojnë ketë të drejtë megjithëse pushteti i shumicës mund të çojë drejt të ashtuquajturës tirani e shumicës. Kjo ndodh në sistemet demokratike, kur shumica që fiton votat te zgjedhurit e saj përfaqësues në emër të asaj shumice vendosin dhe punojnë kundër pakicës.
Republika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vetë prejardhjen e fjalës republika nga ajo latine "res publica" apo "çështja publike lë të kuptohet se pushtetin në këtë formë të qeverisjes e ushtron vetë populli dhe që është në dobi të shoqërisë. Republika ndahet në parlamentare dhe presidenciale. Ajo parlamentare është kur në krye të shtetit është kryeministri, i cili qeveris bashkë me parlamentin, kurse presidenciale kur në krye të shtetit është presidenti. Republika ndahe në tri sisteme: republikë parlamentare, presidenciale dhe sistemi i përzier parlamentar-presidencial.
Sistemet politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas sistemeve politike mund të ketë pushtete të modeleve: autokraci, oligarki dhe demokraci.
Autokracia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në autokraci pushteti është i përqendruar në duar të prijesit dhe ai udhëheq duke u mbështetur në norma tradicionale, të cilat mund të jenë edhe religjioze. Prijësi ka pushtet absolut, sepse edhe ka forcë absolute. Në vende të tilla ka shumë lë vizje kundër prijësit, në mënyrë që të hiqet nga froni dhe hakmarrjet po kështu janë shumë të ashpra dhe të vrazha ndaj të pakënaqurve.
Oligarkia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në oligarki pushteti ë shtë i përqendruar në duar të pakicës. Pakica vendos për ligjet dhe po kështu për çështjet më të rëndesishme të një shteti apo vendi. Gjatë historisë me këtë formë pushteti janë identifikuar aristokracia, veçmas me modelin fisnor të sundimit dhe plutokracia oligarkike, një shtresë e vogël e të pasurve që vendos në emër të shumicës. Politologët, sociologët etj. vlerësojnë se edhe në shoqëritë moderne kemi të bëjmë me plutokraci oligarkike si formë e pushtetit. Arsyen për këtë vlerësim e mbështesin në faktin se mbrapa vendimeve në emër të shumicës, vendos pakica dhe ajo ka pushtetin real në duar të saj. Edhe në tipat e qeverisjes demokratike, në rastin kur zgjedhjen përfaqësuesit për të qeverisur, pakica ndahet nga votuesit e tyre dhe vendos ashtu siç do dhe ia merr mendja, dhe shpesh kjo është në kundërshtim me dëshirat dhe synimet e qytetarëve
Demokracia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demokracia është sistem politik në të cilin pushtetin e ushtron populli, përkatësisht të gjithë qytetarët e një vendi që kanë të drejtë vote. Demokracia paraqet formë të qeverisjes. Fjala demkoraci rrjedh nga fjala greke demos që do të thotë njerëz, kurse kratos sundim (sundim i vetë popullit).
Demokracia plebishititare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Demokracia plebishitare apo e drejtëpërdrejtë në Athinën e lashtë, ishte e tillë që qytetarët dilnin në sheshe te qyteteve dhe vendosnin për çështje që u interesonin atyre. Atëherë kjo formë e vendosjes ishte e mundur, ngaqë numri i njerëzve nëpër qytete ishte i vogël dhe nuk paraqiste ndonjë problem të tuboheshin qindra apo disa mijëra njerëz.
Demokracia përfaqësuese
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sot shumica e vendeve kanë sisteme demokratike dhe karakteri i tyre është përfaqësues. Demokracia përfaqësuese mundëson që qytetarët të marrin pjesë në vendimmarrje politike dhe në ndërtimin e institucioneve shtetërore nëpërmjet përfaqësuesve të zgjedhur prej tyre.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bevir, Mark (2012). "Governance: A Very Short Introduction". Books Google (në anglisht).
- ^ Hufty, Marc (2011). Investigating Policy Processes: The Governance Analytical Framework (GAF) (në anglisht). Bern: Geographica Bernensia. fq. 403–24.