Qirjako Hila
Qirjako Koço Hila ka lindur në fshatin Tërbuq të Rrëzës. Pas shkollës fillore në Labovë të Madhe, kreu gjimnazin “Asim Zeneli” e më pas studimet e larta në fakultetin Histori-Filologji, në Tiranë, duke vazhduar traditën arsimdashëse të familjes Hila. Qirjakua punoi për 35 vjet rresht në sektorin e arsimit, si mësues, metodist në Kabinetin Pedagogjik, inspektor e kryeinspektor në Seksionin e Arsimit, pedagog e përgjegjës katedre në Universitetin e Gjirokastrës, ku u karakterizua nga cilësi të vyera, si urtësia, mirësia, korrektësia, ndershmëria dhe përgjegjësia. Ai ka realizuar një veprimtari të pasur krijuese e botuese, me rreth 90 referate, kumtesa, artikuj shkencor e profesional, studime historike, redaktime e monografi. Libri i tij për personalitetin e shquar Vangjel Zhapa, është një kontribut i çmuar për, shoqatën “Odrie - Golik” dhe më gjerë.