Qirjako Mihali
Të dhëna vetjake | |
---|---|
U lind më | 13 Maj 1929 Korçë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Politikan |
Qirjako Mihali ka mbajtur detyrën e ministrit të Financave nga viti 1982 deri në vitin 1984. Lindi në Korçë më 13 maj 1929. Nga viti 1947 deri në vitin 1951 studioi në Shkollën e Mesme, Politeknikumi, Tiranë. U bë pjesë e PPSH në vitin 1949. Kreu studimet e larta në Institutin e Naftës në Moskë ku mori titullin Inxhinier Ekonomist (1951-1956). Nga gushti i vitit 1956 deri në maj të vitit 1957 ishte Kryetar i Degës së Planit dhe drejtor i Unazës së Përpunimit të naftës në Cërrik. Nga nëntori i 1966 deri në maj të 1975 ka mbajtur postin e drejtotit në ndërmarrjen e Plehrave Azotike, "Gogo Nushi", Fier. Pas luftës ai do të mbante detyra të larta si drejtues në ndërmarrjet shtetërore e deri zëvëndëskryeministër. Nga maji i 1975 deri në prill të 1977 ka qënë Sekretar i Parë i Komitetit të PPSH, Durrës dhe më pas Tiranë. Nga maji i 1977 deri në tetor të 1982 ka mbajtur postin e Zv/Kryetarit të Këshillit të Ministrave. Nga nëntori i 1982 deri në dhjetor 1984 ka qënë ministër i Financave. Nga tetori i 1984 deri në shtatorin e 1986 ka qënë Zv/Kryetar i Këshillit të Ministrave. Nga statori i vitit 1986 deri në tetor të 1988 ka qënë sekretari i PPSH në Durrës. Nga tetori i 1988 deri në dhjetor i 1990 ka qënë drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Shtetit. Pas mandatit si ministër i Financave ai do të drejtonte Komisionin e Planit të Shtetit dhe Bankën e Shqipërisë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ministria e Financave: Ministrat e Financave 1912-2005. Album Historik kushtuar ministrave te financave ne vite. Guttenberg, Tirane 2005. ISBN 99927-857-2-1