Jump to content

Qofte me kunguj dhe djathë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Për 2-3 persona duhen :

  • 3 kunguj,
  • 150 g djathë i bardhë,
  • 1 vezë,
  • një grusht majdanoz dhe kopër,
  • miell misri me sy.

Pasi ti grini kungujt në rende ose robot, shtojini majdanozin dhe koprën e grirë hollë, vezën, djathin e grirë po ashtu hollë dhe më në fund miellin. Mielli duhet kontrolluar me kujdes teksa hidhet në mënyrë që të mos e kalojë masën e duhur. Më pas me një lugë merrni nga masa dhe hidheni për tu skuqur në vaj të nxehtë. Servirini të nxehta dhe me kos afër.