Qofte të skarës
Appearance
Mishi tul me pak dhjamë grihet 2 herë në makinë së bashku me qepën. Nëse është i dobët së bashku me të grihen edhe ca copa dhjami.
I hidhet kripë, piper, rigon, spec i kuq, pak miell dhe përzihet mirë, pastaj ndahet në copa, që u jepet formë cilindrike dhe rreshtohen në tepsi. Në çastin kur do të hahen, qoftet piqen në skarë sipër sobës ose mbi mangall me prush. Shoqërohen me patate të skuqura, sallata të ndryshme ose përdoren si meze me qepë të grira hollë.
Për 4-5 persona duhen :
- mish 1 filxhan çaji,
- qepë 2 kokrra,
- miell 1 lugë gjelle,
- kripë, piper, rigon, spec i kuq,
- 1-2 lugë gjelle vaj.